MЁNYRA E ABDESIT

 
Falėnderimi i takon Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Burbuqe Rexha   
e martė. 12 shkurt 2008



Nënë, kush do të thoshte se do të udhëzoheshim gati të gjithë? 
Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut, pranuesit të lutjeve.
Ende më vjen të qaj nga gëzimi...

Derisa në fillim faleshim vetëm unë dhe ti. Të kujtohet nënë? Mbas 
një kohe na u bashkëngjitën edhe vëllezërit më të vegjël. Më kënaqej
shpirti tek i shikoja që zgjoheshin dhe falnin namazin e sabahut në 
xhami. Ndryshimet vinin dita ditës tek ne. Më lajmëruan që edhe motra
ka filluar të falej. Falënderimi i takon Allahut për të gjitha mrekullitë që 
na ndodhin. Por, të gjithë kishim një brengë, ishte vëllai që kthehej në 
mesnatë. Nëna shpeshherë lotonte. Nuk flinte e qetë, e linte derën hapur.
Njëmijë e një pyetje silleshin në kokën e saj. ”Ku ndodhesh tani biri im?!! Me kë shoqërohesh? Mos vallë? A thua 
mos...?!!”
 
Nënë, të lexonim edhe atëherë kur i fshije lotët. Vazhdimisht na rikujtoje
dhe përsërisje: "Lutuni për udhëzimin e vëllait!" Të vërenim edhe atëherë
kur sytë të flisnin diçka tjetër. Brenga vazhdonte për të gjithë. Filluam t’i 
shtonim lutjet. Luteshim edhe në namaze të natës. Por, ende nuk kishte 
ardhur momenti, nuk ndryshonte asgjë. Vëllai kthehej në mesnatë...

E xhuma! Nuk mund ta shpjegoj atë emocion që më përcillte gjatë gjithë 
ditës. E kërkoja arsyen po ende nuk e merrja përgjigjen. Pasdite bisedova
me vëllanë. Pasi bëmë bisedë të zakonshme ndër të tjera e pyeta edhe 
për namazin e xhumasë."Po e kam falur" u përgjigj. "Përveç kësaj mbrëmë 
s’kam fjetur fare" vazhdoi të tregonte, "sot, sot kam filluar ta fali edhe
namazin e sabahut..."

Elhamdulilah!!! Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut!!! Fillova të 
lotojë nga gëzimi...Allahu bën mrekulli...Mezi prisja t’i takoja të gjithë. Të
jetoja ato çaste.
 
Atmosferë gëzimi mbizotëronte në shtëpi. Ndjenjë shumë e mirë. Të gjithë
të zgjuar për të falë namazin e sabahut. Më ngjasonte në ditë Bajrami. Më 
kënaqej shpirti kur e shihja të rregullohej. Tani jo për të dalë në jetën e natës, tani përgatitej për të shkuar në xhami.
Ishte thellë i penduar për kohën e humbur. Më duket se e dëgjoja, e lexoja në sytë e tij:
"Allah, më fal! Jam rikthyer përsëri tek ti Allah!...
Nënë, m’a bëj hallall! Ke shumë net pa gjumë, të kam lënduar shumë.
Nënë, mos qaj më, jam kthyer përsëri. Mos shiko më nga rruga, mos e le
derën hapur! Në shtëpi më ke. Mësohu me faktin që jam kthyer! Jam 
penduar! Nënë, më fal për dhimbjen që ta kam shkaktuar, mallin që të 
dogji shpirtin, humbjen për së gjalli! Kam rilindur edhe njëherë. Prapë po 
jetoj, po jetoj momentet e humbura!   
Jetoj edhe ti këto çaste, lutja ju është pranuar..." 
Falënderimi i takon Allahut dhe vetëm Allahut!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.