MЁNYRA E ABDESIT

 
Si tė sillem me babain i cili nuk mė flet pėr shkak mbulesės? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 09 shkurt 2008
Pyetje:
Jam një vajzë 16 vjeçare dhe kam vënë mbulesën pa dëshirën e babait tim.
Për këtë ai nuk më flet, nuk dëshiron të m’a paguajë fakultetin sepse
më thotë je e prapambetur dhe nuk mundesh të hysh askund në punë me 
shami. Babai im vetëm bajram bën me mua, ai nuk dëshiron t’i shërbejë e 
as t’i flasë. Çfarë të bëj, si të sillem me të?


Përgjigje:
Motër e nderuar, ju keni përfillur një nga obligimet e femrës myslimane. Allahu thotë: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (Ahzabë, 59)

Për një gjë të tillë prindi juaj ka obligim t’ju edukojë në këtë frymë dhe padyshim se ai ka për të dhënë llogari para Allahut se si i ka edukuar fëmijët. I ka edukuar me ndikim të jetës së përditshme, me shikim shkurtpamës, apo me atë për të cilën Allahu ka garantuar suksesin dhe prosperimin! Le të ketë frikë nga Allahu Fuqiplotë prindi juaj!

Sa u përket juve, marrëdhëniet e juaja me babin duhen të jenë shumë të intensifikuara përkundër sjelljes së tij me ju, duke mos ia “plotësuar” dëshirën atij, e për t’ia thyer urdhrin Allahut. Duhet të gjeni një vijë depërtimi në mes këtyre dy gjërave të papërputhshme. Duhet që me sjelljen tuaj të shtuar t’i imponoheni babit dhe në fund ai të pajtohet me ju. Rikujtojeni atë me gjendjen e vajzave të pamoralshme, që nuk përfillin as Zotin e as prindin. I bëjnë prindërit të jetojnë të turpëruar në mesin e njerëzve të lirë. Shamia nuk është obliguar për t’i privuar femrat nga të drejtat themelore për jetë. Përkundrazi, ajo është simbol i nderit, dinjitetit dhe moralit të saj të pastër. Pastaj në lutjet tuaja, në namazet tuaja të ditës e të natës, lute Allahun t’ia zbusë zemrën prindit tuaj për ta pranuar të drejtën, të dëlirën, të amshueshmen, të pastrën, përparimtaren, etj. dhe të jetë një besimtar i devotshëm. Nuk lejohet në Islam që të sillemi keq me prindërit edhe nëse na kundërshtojnë. Nuk i barazojmë dispozitat e Allahut me dëshirat e krijesave asnjëherë, por kjo nuk ndalon të kemi sjellje të mirë me prindin. Esma, bija e Ebu Bekrit, thotë se më erdhi nëna politeiste dhe dëshiroi të takohem me të, në kohën kur i Dërguari i Allahut ishte i pranishëm dhe e pyeta: ‘A ta vizitoj? “Po” - më tha. (Transmeton Buhariu)

Duhet ta kuptoni se përjetoni një sprovë, që nëse ia dilni ta tejkaloni do të keni shpërblim të madh: sprovën e respektimit të mbulesës në njërën anë dhe sprovën e respektimit dhe pajtimit të prindit në anën tjetër. Allahu do ta sheh vendosmërinë tënde, andaj qëndro e mirë me Allahun dhe e mirë me prindin. Perspektiva e juaj do të jetë fryti i kësaj mirësie.

Sa i përket kërcënimit për pagesë të fakultetit, më duket është herët të bisedohet, përderisa jeni gjashtëmbëdhjetëvjeçare.
Allahu e di më së miri! 


                                                                  Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.