MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė haram ta studioj edukatėn fizike? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 09 shkurt 2008
Pyetje:
Përshëndetje të përzemërta keni nga unë Aulona. Kam dëshirë ta di se a
është haram ta studioj edukatën fizike pasi bëhet fjalë se është profesion
haram! Ju uroj punë të palodhshme!


Përgjigje:
Nuk mund ta pranojmë në parim se Edukata Fizike është profesion i ndaluar, qoftë për meshkuj apo për femra. Mirëpo, duke pasur parasysh rrethanat, në të cilat mund të studiohet ky drejtim (ushtrimet, provimet në not, praktikat me shokët studentë, etj.) si dhe perspektivën që mund ta ketë një femër myslimane pasi të diplomojë, ndoshta mund të thuhet se nuk do të ketë dobi, andaj edhe studimi mund të mos jetë i pëlqyer. Mirëpo në esencë, nuk guxojmë të ndalojmë ndonjë të lejuar. Në rastin konkret kjo nënkupton se nëse një femër studion këtë drejtim për kuriozitet (jo të punësohet pastaj në çfarëdo mënyre) dhe se ambienti i ushtrimeve, provimeve, etj. është i pastër, do të lejohej.
Allahu e di më së miri!


                                                                    Muhamed Dërmaku
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.