MЁNYRA E ABDESIT

 
A kam bėrė mėkat qė me njė shoqe i kemi shikuar disa skena erotike? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 09 shkurt 2008
Pyetje:
Unë dëshiroj ta di se a kam bërë mëkat që me një shoqe i kemi shikuar 
disa skena erotike në filma? Ju lutem, më tregoni se tash po e ndiej 
veten të dëshpëruar. Allahu ju shpërbleftë.


Përgjigje:
Vetë dëshpërimin që e ndjeni tregon se keni vepruar diç jo të natyrës së shëndoshë të mendjes së njeriut. Dhe, me të drejtë duhet të dëshpëroheni, sepse padyshim, një gjë e tillë është mëkat sipas Islamit. Në Islam është e ndaluar të zgjatet shikimi në fytyrën e tjetrit, që ka gjini të kundërt. Allahu thotë:

“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre.” (Nurë, 31)

Nëse vetëm shikimi i fytyrës është i ndaluar, vallë çfarë mund të jetë shikimi i një skeme, të cilën as mashkulli e as femra nuk guxojnë ta përjetojnë vetë (përveç çiftit bashkëshortor ndërmjet veti) e as ta shikojnë dikë tjetër?!! Ky padyshim është mëkat i madh, i cili mund ta çojë mëkatarin deri në mëkate të tjera edhe më të mëdha, siç është imoraliteti. Pamjet e tilla me bashkëshortin afër janë të ndaluara, e çfarë thua për një femër të pamartuar, e cila rrezikon ta humbas nderin e saj dhe të bëhet pre e imoralitetit dhe e prostitucionit si shkak i moslargimit të shikimit nga vendet e ndaluara.

Andaj, ju duhet të pendoheni dhe të kërkoni faljen e Allahut për mëkatin tuaj. Kujt t’i ktheheni, pos Allahut. Ai thotë:

“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtet Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është Mëshirues!” (Zumer, 53)

Shpresat vetëm tek falja e Tij ngjallen. Një mëkat nuk justifikon vazhdimin në të apo bërjen e një tjetri. Përkundrazi, dyert e pendimit te Allahu, janë të hapura çdo herë. Mirëpo, duhet të keni parasysh se për t’u pranuar pendimi juaj dhe për të shpresuar në faljen e Allahut për çdo mëkat, duhet t’i plotësoni këto kushte:

1.     
Ndjenja e pendimit (ju veç po e përjetoni përmes dëshpërimit),


Largimi i menjëhershëm nga mëkati, për të cilin pendoheni dhe

3. 
Mospërsëritja e atij mëkati.

Nëse plotësohen këto kushte, mund të shpresohet se Allahu e pranon pendimin dhe e falë mëkatin, në të kundërtën jo. Allahu e di më së miri!


                                                                         Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.