MЁNYRA E ABDESIT

 
Si tė veprojė djali nėse babai e kundėrshton ta marrė vajzėn pėr shkak tė prejardhjes? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 08 shkurt 2008
Pyetje:
Si duhet të veprojë një djalë i cili e përcjellë një vajzë sipas sheriatit 
dhe e informon familjen për vajzën të cilën e pëlqen mirëpo të gjithë
e përkrahin përveç babait.
Babai kundërshton për shkak të prejardhjes, përndryshe vajza është me namaz, e edukuar, ...etj.



Përgjigje:
Shprehjen “e përcjell një vajzë sipas sheriatit” nuk po e kuptoj. Si është
me e përcjellë vajzën sipas Sheriatit? Sidoqoftë, nuk ka martesë të
ligjshme nëse babai i vajzës nuk pajtohet për ta dhënë ty vajzën. Është
e qartë se vajza është e ndershme dhe ia vlen, sipas përshkrimit tuaj,
të ndjekni çdo mundësi për ta martuar, por ato mundësi duhet të jenë
medoemos përmes rrugëve legjitime të Sheriatit. I Dërguari, lavdërimi
dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka kurorëzim të
plotfuqishëm pa pajtimin e prindit dhe pa praninë e dy dëshmitarëve
të devotshëm”. (Bejhekiu. Sahih)
 

Sa i përket shkakut përse kundërshton i ati, në pyetje nuk është shumë
e qartë, por sidoqoftë, nëse nuk ka ndonjë argument të logjikshëm për
ta refuzuar martesën e bijës së tij, ai duhet të këshillohet. Për rastin e tij
i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur
personi, me fenë dhe moralin e të cilit pajtoheni, ju kërkon dorën e bijës
suaj, martojeni me të. Nëse nuk veproni kështu do të ketë sprova në
shoqëri dhe shkatërrim të madh”.



                                                                                     Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.