MЁNYRA E ABDESIT

 
Letėr kulturės e cila mė rriti PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 06 shkurt 2008

  


Jasmin Mogahed 

Duke u rritur, ti më lexove për bibën e shëmtuar. Dhe për vite besoja se isha ajo. Unë jam ajo biba e shëmtuar mes meshkujve. Aq gjatë më kishe mësuar sa që unë nuk isha asgjë më shumë se sa një kopje e keqe e standardit.Nuk kam mundur të vrapoj apo ngre aq shumë. Nuk e kam fituar paranë e njëjtë dhe kam qarë shpesh. Jam rritur në botën e meshkujve vend ku nuk i kam takuar.

Dhe, kur nuk pata mundësi të isha e tij, dëshiroja vetëm t’i pëlqeja. E kam vënë makijazhin dhe e kam veshur minifundin tënd. E kam dhënë jetën, trupin, dinjitetin, sa për t’u dukur e bukur. E dija se pa marrë parasysh çfarë kam bërë, vleja vetëm në atë shkallë sa për t’iu dukur dhe pëlqyer pronarit tim. Dhe, kështu e kalova jetën nën strehën e kozmosit dhe e dhashë trupin tim për shitje.

Isha një robëreshë, por ti më mësove se isha e lirë. Isha synimi yt, por ti betoheshe se ishte një sukses. Ti më mësove se qëllimi im i jetës është të ekspozohem, të tërheq dhe të jem e bukur për mashkullin. Ti më detyrove të besoj se trupi im është krijuar për shitjen e veturave. Dhe ti më rrite ashtu që të mendoj se jam një bibë e shëmtuar. Por, ke gënjyer.
Islami tregon se jam një mjellmë. Jam ndryshe - është e caktuar të jetë ndryshe. Dhe trupi e shpirti im janë krijuar për diçka më shumë.
Allahu në Kur’an thotë:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (Huxhuratë, 13)

Pra, jam nderuar. Por nuk është raporti im me njeriun. Vlera ime si grua nuk është matur me madhësinë e belit apo numrit të meshkujve që më pëlqejnë. Vlera ime si krijesë njerëzore është e matur në shkallë të lartë; në shkallën e drejtësisë dhe devotshmërisë. Dhe qëllimi im i jetës - pavarësisht çfarë thonë revistat e modës - është më madhështor se sa të kërkosh një burrë të mirë.Dhe, Allahu më thotë që të mbulohem, të fsheh bukurinë, dhe t’i them botës se nuk jam këtu t’i pëlqej mashkullit me trupin tim. Jam këtu të kënaq Allahun. Allahu e lartëson dinjitetin e trupit të femrës duke e urdhëruar të respektohet dhe mbulohet, duke iu shfaqur vetëm të merituarit, vetëm njeriut që e marton.Pra, atyre që dëshirojnë të më “lirojnë”, kam vetëm një gjë për t’ua thënë:
Faleminderit, por jo!
Nuk jam këtu për t’u ekspozuar. Dhe trupi im nuk është për përdorim publik. Nuk do t’i nënshtrohem një objekti apo një palë këmbësh sa për të shitur këpucë. Jam njeri me shpirt, mendje, një rob i Allahut. Vlera ime është përcaktuar nga bukuria e shpirtit, zemrës dhe karakterit moral. Kështu që nuk do të “adhuroj” standardet e tua të bukurisë dhe nuk i nënshtrohem përshtypjes tënde të modës. Nënshtrimi im është diçka shumë më i lartë.Me mbulesën time e vë në dukje besimin dhe jo bukurinë time. Vlera ime si krijesë është përcaktuar me lidhjen time me Allahun dhe jo me pamjen që kam. Kështu që e mbuloj atë që i mungon. Dhe, kur më shikon, nuk e sheh trupin.E sheh vetëm atë që jam: robëreshë e Krijuesit tim.E sheh, se si një grua muslimane jeton? Jam e çliruar nga një lloj i heshtur i skllavërisë. Nuk i përgjigjem robërve të Allahut në dynja. I përgjigjem Zotëruesit të tyre.                                                              

                                                                               Përktheu: Naim Berisha
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.