MЁNYRA E ABDESIT

 
Dhurata PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 01 shkurt 2008


Dhuratat kanë ndikim të mrekullueshëm te njerëzit. Ato ndihmojnë në mbjelljen e dashurisë dhe mirësisë në mes tyre.
Dhurata i bashkon zemrat, i nxjerr inatet dhe urrejtjet dhe shumë fjalë e arsyetime i bën të panevojshme. Dhurata është argument që tregon dëlirësinë e zemrës dhe dashurinë e saj.
Dhurata është e pëlqyeshme (mustehab), sepse ajo është pjesë e mirësisë, të cilën Allahu i Madhëruar na shtyn ta arrijmë. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

”Kurrë nuk do të arrini mirësinë absolute, derisa të mos e jepni më të dashurën e pasurisë suaj…” (Ali Imran, 92).

”… Bashkëpunoni me njëri-tjetrin në mirësi dhe devotshmëri!” (Maide, 2).

”… por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, Ditës së Gjykimit, engjëjve, Librit, profetëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve…” (Bekare, 177)


Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Këmbeni mes njëri-tjetrit dhurata që të duheni ndërmjet vete.”
”Kush dëshiron t’i shtohet risku dhe t’i zgjatet jeta, le të ndihmojë të afërmit! (Përzgjedhur nga Buhariu)
Po ashtu, Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e pranonte dhuratën dhe ua kthente atyre me të mirë. (Buhariu)
Ibën Abdul Berri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “I Dërguari, e pranonte dhuratën dhe e udhëzoi umetin e tij në pranimin e dhuratës, duke qenë vetë shembulli më i lartë”.
Prej mirësisë së dhuratës, së bashku me ndjekjen e Sunnetit, është krijimi i dashurisë ndërmjet muslimanëve dhe zhdukja e armiqësisë ndërmjet tyre.
Një poet arab ka thënë:

”Dhuratat që njerëzit i japin njëri-tjetrit
krijojnë në zemrat e tyre lidhje të forta
dhe mbjellin në ndërgjegjen e tyre dashuri
kurse kur takohen i mbulojnë me bukuri”.

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.