MЁNYRA E ABDESIT

 
Paralajmėrim pėr rrezikun e grave PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 11 shtator 2006


Është e vërtetë se shumica e banorëve të Xhehenemit do të jenë gra. Për këtë ka treguar Resulullahu, alejhi selam: ”O ju gra, jepni sadaka (lëmoshë), sepse unë kam parë se ju jeni banoret më të shumta të zjarrit.” Pas kësaj ato e kishin pyetur: - Përse o i Dërguar i Allahut? Ai iu tha: ”Sepse shpesh mallkoni dhe i mohoni të mirat e burrit.”

Po ashtu transmeton Ibën Abasi radijAllahu anhu, se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Unë e pashë Xhehenemin dhe pashë se banorët e tij më së shumti ishin gra, për arsye se ato nuk falënderojnë.” Dikush i tha: “A është shkaku se ato nuk besojnë Allahun, subhanehu ve teala? Ai tha: “Shkaku është se ato nuk i falënderohen burrave të tyre dhe nuk i respektojnë ata. Po të sillesh me ato mirë çdoherë edhe nëse njëherë ajo sheh në ty diçka që nuk e pëlqen, ajo do të thotë: “Unë asnjëherë nuk kam parë ndonjë të mirë prej teje”.
Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu nuk do ta shikojë atë grua e cila nuk e falënderon burrin e saj, ngase ajo nuk mund të bëjë pa të”.
Pra, Resulullahu, sal-lallahu alejhi ve selem, tregoi shkakun se pse ato do të jenë banoret më të shumta të Xhehenemit. Ato e teprojnë me fyerje, sharje, mallkime si dhe nuk i falenderojnë për të mirat, është për qëllim të mirat e bashkëshortëve të tyre. Ashtu që në këtë mënyrë bëhen shumica e banorëve të zjarrit. Andaj gruaja duhet ta falendëroj burrin e saj për të mirat që ia ofron asaj dhe për sjelljen e mirë me të. Këtë falënderim gruaja mund ta arrijë duke i folur atij fjalë të mira, duke iu përgjigjur thirrjes së tij, duke mos i harruar të mirat që burri ka bërë për të. Të mos e përbuzë të mirën e burrit duke thënë se nuk ka parë asnjë të mirë prej tij si dhe mos të flasë prej gjuhës së saj mallkim, sharje dhe nënçmim, ngase këto janë shkaqe që e shpiejnë në zjarr. “
  
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Në të vërtetë ai (burri yt) është Xheneti dhe Xhehenemi yt.” 
Kjo do të thotë se gruaja e cila e dëgjon burrin e saj dhe ia plotëson atij të drejtat për hir të Allahut, subhanehu ve teala, atëherë ai (burri) do të jetë shkaktar për hyrjen e saj në Xhenet dhe nëse nuk e respekton burrin e saj atëherë ai do të jetë shkaktar për hyrjen e saj në Xhehenem. Andaj gruaja duhet të jetë e ndërgjegjshme në çdo aspekt,  të respektojë dhe t’i shërbejë burrit të saj.

Përgatiti: Blerta Shaqiri
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.