MЁNYRA E ABDESIT

 
Pse ėshtė i ndaluar shikimi nė njeriun e gjinisė sė kundėrt? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 24 janar 2008
Pyetje:
Pse është i ndaluar shikimi në njeriun e gjinisë së kundërt?


Përgjigje:

Po, shikimi në njeriun e gjinisë së kundërt është i ndaluar për të dy gjinitë. Allahu e ka ndaluar me ajetin:

Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta…"

Shikimi i gjinisë së kundërt është i ndaluar për faktin se çon në veprat tjera që e pasojnë shikimin, të cilat janë të ndaluara. Çdo gjë që çon në haram është haram. Nuk ka imoralitet në mes të dy personave nëse i kanë respektuar rregullat e shikimit sipas Islamit.


                                                                                     Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.