MЁNYRA E ABDESIT

 
Si tė falem kur jam nė shkollė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 24 janar 2008

Pyetje:
Jam në shkollë të mesme, mirëpo është e pamundur ta fali ikindinë dhe
akshamin me kohë, derisa të shkoj në shtëpi pas jacisë kur i fali kaza. Është
fjala për llogaritjen e kohës dimërore, ndërsa kur të fillon llogaritja e kohës
verore atëherë nuk mund t’i fali drekën dheikindinë. Desha ta di se si të 
veproj sepse në shkollë nuk kam mundësi të falem; së pari nuk kemi  ndonjë
vend të përshtatshëm e pastaj edhe nuk mund të vonohemi në orë sepse 
nuk na pranojnë më në orë të mësimit. Allahu ju shpërbleftë! Ju lutem, m’a 
dërgoni përgjigjen sa më shpejt!
 

Përgjigje:
Selam alejkum!

Kërkohet nga ju që t’i hulumtoni të gjitha mundësitë për faljen e namazeve
ditore ngase nuk është çështje e thjeshtë lënia e namazit dhe falja e
tij kaza.
Mendoj se duhet të faleni në klasë kur nxënësit janë në pushim të gjatë
apo edhe në atë të shkurtër. Nëse kjo nuk mundësohet, atëherë të
shikohet mundësia e faljes në ndonjë kabinet apo zyrë të ndonjë
profesori, që ju kupton. Nëse edhe kjo është e pamundur, atëherë
faleni ikindinë kur e falni drekën në shtëpi në një kohë, si dhe akshamin
së bashku me jacinë në një kohë kur të ktheheni në shtëpi pas jacisë.
Por, keni frikë Allahun dhe mos shkoni te mundësia e fundit për pa i
shtjerrë të gjitha mundësitë e tjera që çdo namaz të falet në kohën
e tij.
Allahu e di më së miri!


                                                                                Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.