A bėn tė punoj nė njė butik? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e enjte. 24 janar 2008 |
Pyetje: Eselamu alejkum! Jam një vajzë 19 vjeçare, e mbuluar dhe që fali namazin, elhamdulilah. Jetoj në shtëpi me prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes. Gjendjen ekonomike e kemi të dobët dhe mua më është ofruar një punë në një butik duke m’a lejuar mbulesën dhe faljen e namazit, mirëpo punaështë që jam në dilemë se nuk po di çka të vendosi pasi jam vajzë, besoj se më kuptoni. Nuk është puna që shkoj për ndonjë qëllim të keq, por vetëm për t’i ndihmuar familjes pasi që kemi edhe borxh. Desha një këshillë, së paku nga ju. Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigje: Motër e nderuar!Sido që të jetë gjendja ekonomike në familjen tuaj, barra për mbajtjen e familjes nuk bie mbi supet tuaja për faktin se jeni femër, madje e re (po shpresoj se e keni babën dhe keni vëllezër). Mirëpo, nuk është e ndaluar për ju, që të kujdeseni për familjen tuaj edhe materialisht nëse gjeni mundësi të punës, që ua mundëson respektimin dhe praktikimin e besimit tuaj islam. Andaj, nga përshkrimi që keni bërë në pyetjen tuaj mendoj se është e lejuar të punoni në atë butik. Porse, nëse keni dyshim në qëllimin e punësimit nga ju apo punëdhënësi, se mund të rrezikohet morali i juaj në një formë apo tjetër, atëherë largohuni. I Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ruhet nga gjërat e dyshimta, e ka ruajtur fenë dhe nderin e tij, e kush bie në gjëra të dyshimta, veçse ka rënë në haram”.Pra, mbetet që ju vet ta përcaktoni shkallën e rrezikshmërisë dhe pastaj të gjykoni për vetveten.Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|