MЁNYRA E ABDESIT

 
Mbėshtetja nė Allahun PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 08 shtator 2006

Të mbështeturit në Allahun, është besimi i sinqertë i zemrës në Allahun e Madhëruar me  synimin që, edhe në këtë botë edhe në botën tjetër, të arrihet ajo që është e dobishme, ndërsa të flaket ajo që është e dëmshme. Besimtari e ka detyrim që zemrën e tij ta lidhë me Allahun, të besojë fort se Allahu është Ai që i sjell dobitë dhe i largon të këqijat, si dhe ta dijë se mbretëria në Tokë dhe në qiej i takon vetëm Atij. 
Allahu thotë: “
Vetëm Allahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të Tokës, çdo çështje i kthehet vetëm Atij, pra, adhuroje Atë, mbështetu tek  Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që veproni”. (Hudë:123).
Gjithashtu Allahu ka thënë: “
Kush mbështetet në Allahun, Ai i mjafton atij, Allahu do t’ia realizojë dëshirën atij dhe Allahu çdo gjëje i ka bërë masë të caktuar”. (Et-Talakë:3).
Prandaj, nëse Allahu për njeriun është mbrojtës i mjaftueshëm, atëherë vetëm Ai meriton t’i mbështetemi, meqë të gjitha krijesat tjera krahas Tij janë të pamjaftushme.
Pra, besimtari e ka detyrim të mbështetet në Zotin e tij, në Zotin e qiejve dhe të Tokës  dhe të ketë mendim të mirë për Të. Por duhet t’i veprojë sebepet për të cilat ka urdhëruar Allahu. Veprimi i sebepeve që janë shkak për ardhjen e të mirave dhe ndalimin e të këqijave, tregon besimin në Allahun dhe në Urtësinë e Tij e assesi që e mohon tevek-kulin.
Pejgamberi, alejhi selam, më së shumti mbështetej në Allahun e Madhëruar, ngase besimi në Allahun dhe ndërrmarrja e masave të duhura në çdo punë që e ka kryer, kanë qenë të pandashme nga praktika e tij, pra, Pejgamberi, alejhi selam, vepronte shkaqet e duhura për atë që kishte nevojë: ai para gjumit kërkonte mbrojtje prej Allahut me suret Felek dhe Nas, nëpër beteja e vishte mbrojtjen, etj.
Shembujt e Pejgamberit, alejhi selam, dhe shokëve të tij janë pasqyra më e mirë se çka është e shëndosh e çka është e sëmurë. Të kuptuarit e tyre për besimin në Allahun, sigurisht  është më e drejtë se të kuptuarit e pasuesve të tyre.
Pra, ne duhet të mbështetemi tek Allahu, t’i përdorim këto sebepe për shkak se Allahu i ka bërë të ligjshme ato, mirëpo nuk duhet të besojmë se ato janë thelbi i arritjes së të mirave dhe i largimit nga të këqijat.
Të mbështeturit vetëm në sebepe (pa u mbështetur në Allahun) është cenim i teuhidit.

Mbështetja në shkaqe është tre llojesh:

Lloji i parë: Të mbështeturit plotësisht në diç që nuk mund të ketë efekt, duke u larguar nga Allahu, sikurse ata që mbështeten në të vdekurit për t’ua larguar ndonjë fatkeqësi. Kjo është shirk i madh dhe të nxjerr prej Islamit.

Lloji i dytë: Të mbështeturit në ndonjë sebep të ligjshëm dhe real, duke qenë neglizhent se kush është shkaktari i vërtetë, që është Allahu i Madhëruar. Kjo është prej llojeve të shirkut që nuk të nxjerr prej Islamit.

Lloji i tretë: Të mbështeturit në shkak ashtu thjesht, veç për atë se është shkak, duke qenë i mbështetur thelbësisht në Allahun. Njeriu beson se ky shkak është prej Allahut, nëse do Allahu e ndal, nëse do e lë dhe beson se shkaku nuk ka kurrëfarë ndikimi në Dëshirën e Allahut. Kjo nuk konsiderohet mohim i teuhidit, as pjesërisht e as plotësisht.
Edhe pse ka shkaqe të ligjshme e reale, duhet që njeriu të mos lidhet për shkaqet, por të  lidhet me Allahun. Resulullahu, alejhi selam, i bënte shkaqet duke qenë i mbështetur vetëm në Allahun.
  
E lus Allahun që të na jap iman dhe mbështetje të fortë dhe të na mundësojë veprimin e sebepeve të cilat i ka lejuar për ne.

Përgatiti: Blerta Shaqiri


                                                                                                                     
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.