MЁNYRA E ABDESIT

 
Dobitė e agjėrimit tė ‘Ashures’ PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e diel. 10 nėntor 2013
 Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "... dhe për agjërimin e ditës së Ashures shpresoj se Allahu do t’i shlyejë mëkatet për një vit…”"





Pyetja:
Kam dëgjuar se agjërimi i ditës së ‘Ashures’ i shlyen mëkatet e vitit të kaluar, a është e vërtetë? A i shlyen të gjitha, edhe mëkatet e mëdha? Cila është arsyeja e nderimit të kësaj dite?

Përgjigjja:
Lavdërimi i takon Allahut!

Së pari:

Agjërimi i ditës së ‘Ashures’ i shlyen mëkatet e vitit të kaluar, sepse Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Agjërimi i ditës së Arafatit i shlyen mëkatet e vitit të mëparshëm dhe të vitit pas tij dhe për agjërimin e ditës së Ashures shpresoj se Allahu do t’i shlyejë mëkatet për një vit…” (Transmeton Muslimi, 1162) Kjo është dhurata që Allahu na jep neve, përmes së cilës agjërimi i një dite i shlyen mëkatet e një viti. Dhe, Allahu është zotërues i kësaj dhurate të madhe.

Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kujdesej të ishte i sigurt se kishte agjëruar ditën e Ashures për shkak të statusit të saj të madh. Është transmetuar se Ibni Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: Kurrë s’e kam parë Profetin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) të kishte kujdes të agjëronte ndonjë ditë dhe të preferonte ndonjë ditë përveç kësaj dite, ditës së ‘Ashures’, dhe këtij muaji - duke menduar Ramazanin. (Transmetuar nga Buhariu, 1867).
Çka nënkuptohet me të qenit i sigurt të agjërojë atë për t’i fituar shpërblimet e saj.

Së dyti:

Me respekt për arsyen pse Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka agjëruar ditën e ‘Ashures’ dhe i nxiste njerëzit të vepronin në të njëjtën mënyrë, është përmendur në hadithin e transmetuar nga Buhariu (1865) prej Ibni Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) erdhi në Medine dhe i pa çifutët që agjëronin ditën e ‘Ashures’. Ai kishte thënë: “Çka është kjo?” Ata i thanë: “Kjo është ditë e mirë, kjo është dita kur Allahu i ruajti bijtë e Izraelit nga armiku i tyre dhe Musa ka agjëruar në këtë ditë.” Ai kishte thënë: “Ne jemi më të afërt te Musa se ju.” Kështu ai ka agjëruar në këtë ditë dhe iu ka thënë njerëzve që të agjërojnë. Fjalët “kjo është ditë e mirë”- sipas versionit të transmetuar nga Muslimi, “Kjo është ditë e madhe kur Allahu e ruajti Musën dhe popullin e tij dhe e mbyti Faraonin dhe popullin e tij.”

Fjalët “kështu Musa ka agjëruar në këtë ditë”- Muslimi e shtoi në transmetimin e tij: “Në mirënjohje të Allahut, kështu që ne agjërojmë në këtë ditë.”

Sipas një versioni tjetër të transmetuar nga Buhariu, “Kështu ne e agjërojmë atë nga respekti për të.”

Fjalët “dhe iu tha njerëzve që të agjërojnë”- sipas versionit tjetër të transmetuar nga Buhariu, “Ai iu tha shokëve të tij,” ‘Ju jeni më të afërt te Musa se ata, kështu që agjëroni këtë ditë.’

E treta:

Shlyerja e mëkateve që arrihet nga agjërimi i ‘Ashures’ i referohet mëkateve të vogla; me respekt për mëkatet e mëdha, për ato duhet pendim i veçantë.

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

Agjërimi i ditës së ‘Ashures’ i shlyen të gjitha mëkatet e vogla, me fjalë të tjera kjo sjell falje për të gjitha mëkatet përveç mëkateve të mëdha.

Pastaj ai ka thënë:

Agjërimi i ditës së ‘Arafatit’ është shlyrje e mëkateve për dy vite dhe dita e ‘Ashures’ është shlyerje e mëkateve për një vit dhe nëse Amini i njerëzve përputhet me Aminin e engjëjve, mëkatet e kaluara të tij do të falen… Secila nga gjërat e përmendura mund të sjell shlyerje të mëkateve. Nëse ai bën diçka që ia shlyen mëkatet e tij të vogla atij do t’i shlyhen dhe nëse nuk ka mëkate të vogla ose të mëdha, do të regjistrohet për të si vepër e mirë dhe në këtë mënyrë ai do të ngritet në pozitë… Nëse ka një ose më shumë mëkate të mëdha dhe nuk ka mëkate të vogla, ne shpresojmë se do t’i zvogëlohen mëkatet e tij të mëdha.

Shejhu islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Shlyerja e pastrimit, namazit dhe agjërimit të Ramazanit, ‘Arafatit’ dhe ‘Ashures’ zbatohet vetëm te mëkatet e vogla.

Preferohet agjërimi i  një dite para ose pas saj; d.m.th.: (9-10 ose 10-11 muharrem) për t’u dalluar nga hebrenjtë, sepse këtë  e ka urdhëruar Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!).


                                                          Marrë nga: www.islamqa.com
                                                          Përktheu: Fexhrie Kaçiu

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.