MЁNYRA E ABDESIT

 
Tema e Ditės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga FLS   
e diel. 13 janar 2008

    13 Janar


 
  Fëmijën mos e konsideroni të vogël, edukimi i tij fillon...

Të mendosh drejt…

Elementet që përbëjnë karakterin e njeriut, siç janë:  dëshirat, prirjet, ndjeshmëria dhe nevoja, ndikojnë gjithmonë në qëllimin e synimet e tij. Atëherë kur qëllimi është jo arritja e të vërtetës, por përmbushja e një synimi personal të caktuar, atëhetë ky person mund edhe të mos hezitojë të shtrembërojë faktet, bile edhe të vërtetën.
Përpjekja për të gjetur  të vërtetën dhe të menduarit me çiltërsi, kërkon që njeriu të ketë, një qëllim të shëndoshë dhe të pastër, gjë që varet nga pësrosja dhe disiplinimi i karakterit të tij…
Shtegu për të menduar drejtë, kalon perms kritereve të pastra dhe si pasojë, drejt një perspektive të shëndoshë. Kjo mund të arrihet në fillim nëpërmjet dyshimit, d.m.th. të dyshuarit ndaj çdo gjëje, përveç të vërtetave absolute, të marra nga burimet e tyre. Më tej, nëpërmjet pastrimit mendor dhe përsosjes shpirtërore. Mendja duhet të pastrohet nga gabimet dhe paragjykimet, dhe zemra nga mëkatet dhe emocionet e ulëta. Për më tepër, njeriu duhet të ndjekë shenjat dritëdhënëse, që të çojnë tek e verteta e të menduarit drejtë.
Nëse nuk janë të përmbushura këto faza, përderisa nuk veprohet sipas kritereve të shëndosha dhe si rrjedhim, nuk është arritur një këndvështrim i shëndoshë, nuk ka rëndësi fakti se sa punon ai njeri…

Prindër, kini kujdes!...

Fëmijan mos e konsideroni të vogël, edukimi i tij fillon që në djep. Mësojeni të sillet mirë dhe të ndihmojnë të tjerët. Mos plotësoni çfarëdo lloj dëshire të fëmijës. I mësoni ata të jenë të duruar. Gabimet e tyre korrigjohen duke i mësuar. Mbani premtimin që u jepni fëmijëve tuaj. Për një veprim të fëmijës, nuk duhet të mbani qëndrime të kundërta.
Mos flisni në prani të tyre, për gjëra që fëmijët nuk duhet të  dinë. Jepini rëndësi asaj që bën fëmija dhe jo atyre që thotë. Mos nënvlerësoni çdo gabim të tyre. Bëjni ata të besojnë, se janë të sinqertë. U mësoni atyre vështirësitë e jetës.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.