MЁNYRA E ABDESIT

 
Tema e Ditės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga FLS   
e shtunė. 12 janar 2008


12 janar


Kush e krijoi njeriun?


Kësaj pyetje mund t’i jepet përgjegje vetëm në tri mënyra:
-Është krijuar prej hiçit;
-Ka krijuar vetveten dhe
-Është krijuar prej dikujt tjetër.

Është krejtësisht e papranueshme dhe e pamundur të përfytyrohet se diçka që ka një fillim, të krijohet prej asgjëje, hiçit, apo të krijojë vetveten. Pra, Gjithësia dhe gjithçka ndodhet në të, nuk mund të krijojë veten dhe as mund të krijohen rastësisht prej hiçit.
Të thuash se njeriu u krijua prej krijesave të tjera, se doli prej ujit ose  si pasojë e një shpërthimi të mash energjie dhe pas kësaj, çdo gjë në Gjithësi zuri rastësisht vendin në mënyrë të përkryer, edhe kjo në të vërtetë, nuk e shpjegon zanafillën e gjithësisë dhe të çdo sendi në të, duke përfshirë edhe njeriun.
Rrjedhimisht, Gjithësia e gjithçka që ndodhet në të është krijuar prej Dikujt tjetër, pra ka një Krijues të Plotfuqishëm.
Prandaj edhe çdo botëkuptim, që mohon qenien e një Krijuesi të Ghithësisë, është një botëkuptim i rremë.

Kuran

“O njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, se ska dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (të këqijat) e Allahut është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”


Eduktë

Njeriu i mirëedukuar nëpërmjet njohurive që ka fituar dhe përpjekjeve që bën, arrin të kuptojë thelbin e ekzistencës së kësaj bote dhe të universit.
Ai që nuk është i tillë, nuk mund të analizojë dhe të kuptojë të vërtetën e kësaj bote. Ai mbahet pas recetave të dhëna nga të tjerët, pa e vrarë mendjen për vërtetësinë e tyre.


Këshilla praktike


Nëse doni të ngulni një gozhdë në dërrasë të fortë, lyeni më parë gozhdën me sapun ose vaj. Kurse kur doni të hiqni një gozhdë pa dëmtuar sipërfaqen e lyer, atëherë vendin rreth gozhdës mbulojeni me letërngjitëse.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.