MЁNYRA E ABDESIT

 
Tema e Ditės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga FLS   
e premte. 11 janar 2008


11 Janar








Fuqia e arsyes

Për fat të mirë, njeriut i është dhuruar një fuqi e posaçme: fuqia e arsyes, për të qenë në gjendje të gjejë të vërtetën dhe të pranojë atë. Por njeriu duhet të kuptojë se edhe kjo fuqi që i është dhanë, është e kufizuar, ajo i ngjan një peshoreje të saktë, për të gjetur, peshën e sendeve që krijon e përdor. Nëse njeriu e përdor si duhet këtë dhunti, ai  mund të arrijë të gjejë disa përgjigje të vërteta rreth misionit të tij në këtë jetë, dhe të kuptojë “të vërtetën” në mes të botëkuptimeve të shumta. Njeriu duhet ta përdorë arsyen, dhe të fillojë kërkimin në rradhë të parë për t’iu përgjegjur pyetjes më të rëndësishme:
Kush e krijoi njeriun?

Kuran

“Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimë se ç’përshpërit ai në vetvete dhe ne jemi më afër tij se damari (që rreh) i qafës së tij”  (Kaf, 16)


Këshillë

Mos u tregoni zemerbutë ndaj vetes suaj. Sa më shumë ta gjykoni atë, aq më shumë do të dalin në pah ata elemente negative të personalitetit tuaj, që ju pengojnë të realizoni përsosjen tuaj, për të cilën çdo qenie njerëzore ka të drejtë të pretendojë.
Përdorni të njëjtat mënyra që zbaton edhe kopshtari në kultivimin e perimeve…Ai jo vetëm shkul barërat e pavlefshme, por mbi të gjitha punon për t’i bërë më të Arendimentin maksimal.
Nëse ne do të fuqizojmë virtytet, do të jemi të lumtur, por nëse do të lëmë që të zotërojnë veset, atëherë nuk do të mundemi kurrë të gëzojmë atë lumturi, që jep rruga drejt përsosmërisë…


Çfarë nuk duhet bërë

-Të flasësh me zë të lartë dhe të bërtasësh.
-Të mburrësh vetvetën.
-Të hash në këmbë ose në mes të rrugës.
-Të qeshësh me zë të lartë në rrugë.
-Ti presësh fjalën tjetrit.
-Të mos mbash fjalën e dhënë.
-Të thuash gënjeshtra.
-Të pështysh në tokë.

Mirësia

Mirësia mund të quhet zanat i njeriut të vërtetë. Fjala e mirë e shoqëruar me vepra të mira, lardon shqetësimet.
Mirësia nuk duhet shfaqur si rrjedhojë e interest apo në çaste të vështira, por kurdo dhe kudo





 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.