MЁNYRA E ABDESIT

 
Tema e Ditės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga FLS   
e enjte. 10 janar 2008


10 janar



Ja se si janë përgjigjur disa shkencëtarë të dëgjuar pyetjes: “ç’është jeta?”

Sipas Pier Lepënit: “Fshehtësia mbetet e plotë. Padituria jonë bën që çdo shpjegim yni për jetën, të jetë më pak i qartë se njohuria jonë instiktive për të”.

Ndërsa biologu i madh Zhan Rostand, u përgjigj: “Në momentin e tanishëm ne nuk dimë ç’është jeta, aq sa mund të themi se njohim njëmendësisht vetëm gjërat që mund t’i prodhojmë. Ne madje nuk jemi në gjendje të japim përkufizimin e plotë e të saktë të diturisë së jetës”.

Biologu zvicerian e. Guyenot mbështet mendimin për dallimin thelbësor ndërmjet jetës dhe dukurive fiziko-kimike, ndaj arsyeton: “Fizikanët duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se ne biologët, që kemi dhënë aq shumë, ndeshëm një gjë që s’mund të zgjidhet dhe kjo është jeta. Jeta ka zbuluar formën e organizuar. Nuk e ka zbuluar një herë, veçse miliona herë, gjatë miliarda vitesh. Qëndron këtu një aftësi konstruktive, që i ikën çdo shpjegimi fiziko-kimik”.



Kuran

Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë më thellë, në këto ekzistojnë argumente.  (El Xhathije, 13)

Se sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.  (Jusuf, 105)
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.