MЁNYRA E ABDESIT

 
Ushqimi pėr tė cilin duhet tė kemi kujdes gjatė shtatzėnisė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė. 09 janar 2008


Gjatë shtatzënisë duhet që të kemi kujdes nga disa lloje të ushqimeve.

1. Disa djathëra, siç është djathi feta dhe një lloj i djathit brie i cili mund të bart bakterien e quajtur llisteria, bakterie e cila e kalon barierën pllacentare dhe mund të shkaktojë sëmundje tek foshnja.

2. Të gjithë djathërat e pasterizuara.

3. Mishrat, të cilët nuk janë të zier mirë apo të pjekur mirë siç është specialiteti i përgatitur në Lindjen e Mesme që quhet Kibe, i cili mund të bart toksoplazmozën, parazit i cili te foshnja  mund të shkaktojë infeksion. Te të rriturit kjo sëmundje nuk ka simptome. Te shumë gra që kanë qenë me këtë sëmundje para shtatzënisë  janë zhvilluar antitrupa kundër këtij paraziti dhe te këto gra nuk paraqet rrezik nëse e hanë këtë lloj të ushqimit.

4. Hamburgerët, mishi i të cilëve nuk është i pjekur mirë.

5. Vezët jo të pjekura apo jo të ziera mirë, të cilat mund të bartin salmonellën e cila shkatërrohet me procesin e zierjes. Rekomandohen vetë e pasterizuara, më sigurt.

6. Pula e cila nuk është e pjekur mirë, e cila po ashtu mund të bart salmonellën.

7. Barëra pa konsultimin e mjekut, sepse foshnja mund të lind me probleme serioze.

8. Ushqime të cilat janë të pasura me shumë yndyrë, sepse kjo nuk është mirë për veten tuaj. Kjo ju shton kalori shtesë dhe nuk i ndihmon foshnjës që të rritet. Kështu që shmanguni nga  ushqimet e pasura me yndyrë.

9. Pije të gazuara.

10. Jo më shumë se 300 mg caffeine. Llogarite  që edhe coca-cola dhe çokollatat kanë kafeinë,  përveç kafes.

11. Akullore që rrin në aparat.

12. Qumështi i dhisë dhe i deles si dhe produktet e tyre.

13. Peshqit e mëdhenj si: sordfish, tilefish, kingfish, kingmackeral,shark sepse përmbajnë  sasi të lartë të merkurit, lëndë kimike që dëmton  zhvillimin e sistemit nervor tek fëmijët - prej peshqve mundesh të hash: Tuna dhe Salmon por jo më shumë se një herë në javë.

14. Mjalta që nuk është e pasterizuar.

15. Sa më shumë ik nga ambientet me tym duhani. Foshnjat që i ekspozohen tymit të duhanit në shtëpi kanë më shumë infeksione,  asma, alergji dhe kanë mundësi që të mos rriten aq shumë, ndërsa pirja e duhanit tek nënat shkakton dëme të mëdha si: emfizemën,  kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës,  rrudhat si dhe prishjen e dhëmbëve.  

16. Alkooli. Përdorimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkatojë: sindromin e alkoolit tek fetusi (keqformimet fizike dhe retardimin mental), ngecje në rritje si dhe lindjen e fetusit të vdekur.

17. Sheqernat dietetikë, si: Saccharin, Aspartame, cyclamate.

18. Largoju produkteve me lëndë konservuese,  sidomos turshive të blera.

19. Tento t’u largohesh edhe mishrave që janë të  konservuar me nitrate dhe nitrite si sallamat,  hotdogët dhe normalisht  mishit dhe peshkut të tymosur.

20. Mos i ha as organet e kafshëve, si: mëlqinë  dhe veshkët, përveç nëse e din që janë organike,  të rritura pa antibiotikë, sepse antibiotikët më
shumë koncentrohen në këto dy organe dhe në dhjamë.


                                               

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.