MЁNYRA E ABDESIT

 
Tema e Ditės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga FLS   
e mėrkurė. 09 janar 2008


 9 Janar








Meditim…


Ai ecte…Binte borë. Vështroi një copë herë kristalet  e borës mbi krahun e vet: të rregullt, si të kishin dalë nga dora e një piktori mjeshtër! Secili nga kristalet përbënte nga një figurë gjeometrike më vete! I dalloi… 
Kristalet e borës i kishte parë edhe më parë. Por nuk ishte përqendruar mbi format e tyre. Të gjithë të rregullt. Por prisheshin e shkriheshin, sapo binin diku! U mërzit…
Pse binte bora flokë-flokë? Pse s’binte në masë copash të mëdha? Kush i kish vizatuar këto figura gjeometrike? –pyeti. Një zë nga brenda, iu përgjigj: “Natyra” Nga brenda një zë tjetër iu kundërpërgjigj: “Gjepura”! Edhe natyra është një vepër, si një send si floku i borës. Mjeshtri është tjetër, vepra e tij është tjetër. Vepra s’mund të bëhet mjeshtër!...


Kuran


“A nuk e dini ju se Allahu nënshtroi për të mirën tuaj ç’ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme dhe të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e Allahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos patur libër të ndritshëm”  (Llukman)


Këshillë


Mos e teproni me kafe dhe me çajra që përmbajnë kafeinë. Mësoni veten të preferoni më shumë çajërat bimorë, si çaj mali, kamomili etj.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.