Shkruar nga Ervina Halili
|
e mėrkurė. 06 shtator 2006 |
Një ditë kur zjarri do ta mbulojë tokën edhe retë do të skuqen nga të nxehtët Njerëzit do të harrojnë ku e kanë kokën Do të mësojnë ç’ka qenë mirësia
E... një ditë kur qielli do të zbehet do të shohim se s’ka strehim do të shohim që...edhe pa raki njeriu dehet O i dashuri, miku im
E një ditë kur vullkanet do të derdhen do t’i falemi Zotit deri në agim Është koha që të paguajmë O i dashuri miku im
E një ditë kur qielli do të çahet e di... do të qajmë pa pushim Por atë ditë loti do të thahet O i dashuri miku im
E një ditë kur ajri do të tretet do të mbetemi edhe pa frymë Atë çka e dha Zoti do t’na e marrë O i dashuri miku im
E një ditë do ta ulim kokën e do të dalim në gjykim Por qindra shekuj kokëshkretë O i dashuri miku im
E një ditë kur do ta kuptosh pendimin do të kthehesh në besim Por qindra shekuj plot urrejtje O i dashuri miku im
E një ditë kur t'na i vënë prangat do ta kuptojmë fjalën durim Do t'kuptojmë çka qenë liria O i dashuri miku im
Se Zoti na i dhuroi të gjitha E nuk e fitoi asnjë falënderim E një ditë të gjitha do t'i tretë Por jo pa i paguar, o miku im. |