MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėr njė gjumė tė rehatshėm PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e hėnė. 07 janar 2008


Ne kalojmë pothuajse një të tretën e jetës sonë në gjumë. Por a kujdesemi sa duhet për gjumin?
Nëse kur çoheni nga gjumi keni dhimbje qafe ose shpine, faji mund të jetë edhe i dyshekut në të cilin flini. Doktorët dhe ekspertët thonë se mjaftojnë disa rregullime të vogla të dyshekut tuaj, të pozicionit të jastëkut dhe të vetë mënyrës se si flini dhe do të shihni rezultate pozitive në gjumin tuaj.
Injorimi i dhimbjeve që shkakton një dyshek i vjetruar ose zakonet e këqija të gjumit mund të sjellin acarimin e problemit. Të flihet me më shumë se një jastëk është ide jo e mirë, pasi e vendos qafën në një pozicion jo të mirë.
Nga ana tjetër, dyshekët duhen zgjedhur të rehatshëm dhe të fortë, sa më të fortë që mund t’i keni, sepse e mbajnë trupin në një pozicion më të mirë. Me kalimin e kohës edhe dyshekët vjetrohen bashkë me ju dhe duhet parë mundësia e ndërrimit të dyshekut, që të keni një gjumë të rehatshëm.
 


  

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.