MЁNYRA E ABDESIT

 
Yvonne Ridley: Nga e burgosur nė besimtare PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ..   
e enjte. 03 janar 2008



Nga Hannah Bayman
BBC News Online 

Gazetares Yvonne Ridley përvoja e hidhur në Afganistan i solli konvertimin në një fe që, siç thotë ajo, " Është familja më e madhe dhe më e mirë në botë".

Ish-mësuesja e shkollave të së dielës, e njohur për alkoolizmin e saj, u bë muslimane pasi lexoi Kuranin menjëherë pas lirimit të saj nga talebanët.
Duke punuar si reportere për gazetën Sunday Express në shtator 2001, Ridley hyri ilegalisht në Afganistan përmes kufirit pakistanez e maskuar me rrobat tradicionale afgane, të quajtura burka. Por identiteti i rremë i saj u zbulua papritmas kur ajo ra nga gomari me të cilin po udhëtonte dhe një ushtar taleban i dalloi asaj një aparat fotografik. Ridley u arrestua nga talebanët pranë qytetit të Xhalalabadit.

Ridley tregon: "Unë isha një e burgosur e tmerrshme. Gjatë gjithë kohës grindesha me ta dhe refuzoja të haja. Vetëm pasi më liruan ndjeva interes për Islamin."

Me të mbërritur në Britani, Ridley iu kthye Kuranit si pjesë e përpjekjeve të saj për të kuptuar eksperiencën e saj në Afganistan."Ajo që po lexoja thjesht më la pa fjalë – për 1400 vjet nuk kishte ndryshuar asnjë pikë. Unë isha bashkuar me atë që e konsideroj të jetë familja më e madhe dhe më e mirë në botë. Kur jemi së bashku, jemi të pathyeshëm."
 
Po prindërit e saj, besimtarë të Kishës Anglikane, çfarë mendojnë për të? "Fillimisht familja ime dhe miqtë e mi ishin të tmerruar, por tani mund ta shohin se jam shumë më e lumtur dhe më e shëndetshme. Kurse nëna ime është e kënaqur që e kam lënë alkoolin."

Por çfarë ndien Ridley për pozitën e gruas në Islam? "Shtypja (opresioni) është kulturor, nuk vjen nga Islami. Kurani e bën të qartë se gratë janë të barabarta me burrat." Dhe veshja e saj islame është shumë fuqidhënëse, thotë ajo. "Është shumë çliruese që të mos gjykohesh për gjatësinë e këmbëve, por për mendjen tënde." Ridley thotë se Islami e ka çliruar nga shqetësimet për pjesën e dashurisë në jetën e saj.                                                                              

                                                                                    Përktheu: Eglantina Muça
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.