MЁNYRA E ABDESIT

 
Tema e Ditės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga FLS   
e enjte. 03 janar 2008

   
  3 Janar






 


Përkujtimi i Allahut

Disa nga të mirat që sjell përkujtimi i Allahut sipas Ibn Kajim

1.  Bën që të qëndrojmë larg nga shejtani dhe punët e tij,
2. Fitojmë kënaqësinë e Allahut, Mëshiruesit më të madh,
3. Pikëllimi, vuajtja, shqetësimet nuk kanë vend në zemrën e atij që e përmend Allahun,
4. Zemra e tij është e mbushur me kënaqësi, qëtësi e lumturi,
5. Forcohet zemra dhe trupi i tij,
6. Ndriçohet zemra dhe fytyra e tij,
7. Sjell bereqet dhe mirëqënie në jetën e tij,
8. I siguron atij dinjitet, zbukurohet dhe ndriçohet sjellja e tij,
9. Sjell ndjenjën e dashurisë, lumturisë dhe sigurisë,
10. Mbjell tej njeriu ndenjën e të qënit i lidhur me Allahun, gjë që e bën atë ta adhurojë më shumë më shumë ashtu sikurse e shikon Atë.


Edukatë

10 këshilla:
1. Përpiquni që dëshirat tuaja kalimtare, t’i drejtoni në kahun pozitiv.
2. Të jeni zemërgjerë dhe të matur.
3. Largoni nga vetja juaj smirrën. Mundohuni që në çdo gjë, të shikoni të vërtetën.
4. Silluni njëlloj me të gjithë njerëzit. Të mirët dhe të këqinjtë mos i vlerësoni me të njëjtën monedhë.
5. Bëhuni shembull i mirë për të tjerët.
6. Tregoni në vendin dhe kohën e duhur tolerancën, mëshirën dhe dashurinë.
7. Të tregoheni shembullor në zbatimin e porosive dhe rregullave të caktuara.
8. Mbajeni fjalën që e keni dhënë.
9. Të vërtetat, sido që të jenë, mos ngurroni t’ia thoni tjetrit sy për sy.
10. Tregohuni, të durueshëm, të vendosur dhe të hapur.


Nga mençuria e popujve

MË MIRË VDEKUR E ME NDER, SESA GJALLË E ME
 TURP. (Shqiptare)

AI QË KA TURP, AI KA EDHE NDËRGJEGJE. (Arabe)

ATË QË PËRPIQET, ZOTI E NDIHMON. (Italiane)


  



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.