Shkruar nga ..
|
e enjte. 29 nėntor 2007 |
Pyetje: Allahu ju shpërbleftë me Xhenet për punën që po e bëni! Desha t’ju pyes diçka, inshallah ma bëni hallall! Kam një problem. Jam duke u shqetësuar dhe po mendoj që pas vdekjes nuk ekziston një botë tjetër. Po mundohem të besoj por assesi dhe në të njëjtën kohë po shoh ëndrra që po bëhet kiameti por unë po shpëtoj nga gjithëai kiamet. Nëse keni mundësi të më bindni për botën tjetër dhe të më ndihmoni se me çka kanë lidhje këto ëndrra. Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat!
Përgjigje: Eselamu alejkum! Ju vëlla, në realitet, besoni bindshëm në botën tjetër por shejtan ju ngacmon dhe ju bën merak. Ju e dini se ai që nuk beson në botën tjetër nuk është besimtar dhe nëse vdes me këtë besim hyn në Xhehenem përgjithmonë. Por, ju lexoni duatë e mëngjesit dhe të mbrëmjes dhe lexoni Kur’an (arabisht, nëse nuk dini dëgjoni derisa ta mësoni leximin) dhe bëni dua që Allahu t’ua largojë këto vesvese. Allahu ju ndihmoftë!
Bedri Robaj
|