MЁNYRA E ABDESIT

 
A e kam tė detyrueshme ta vė shaminė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ..   
e enjte. 29 nėntor 2007
Jam një vajzë 12 vjeçare, i fali pesë kohët e namazit dhe e agjëroj 
Ramazanin qe dy vjet. E dua fenë Islame dhe dua të di se a jam e 
detyrueshme ta vë shaminë? Pres përgjigjen tuaj! Allahu ju shpërbleftë për punën që bëni!

Eselamu alejkum!
Motër e nderuar! Allahu të forcoftë në fenë e Tij derisa ta takon       
Atë! Falënderoje Allahun që ta ka  mundësuar ta falësh namazin dhe 
 të bësh shumë vepra të mira. Nëse nuk keni trup të zhvilluar dhe të 
  rritur dhe nuk keni hyrë në moshën madhore nuk e keni obligim, por 
 nëse jeni e rritur me trup dhe e keni obligim mbulesën duhet të 
 mbuloheni ngase Allahu ka thënë në Kur’an, kur e ka obliguar mbulesën 
 për muslimanet: “O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe 
grave të besimtarëve le të vëjnë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin 
 e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) 
 e të mos ofendohen.
All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai         
është mëshirues.” (Ahzab: 59)
Pra, mbulesa është ajo që tregon se je më e ndershme. Ti edhe pse je          
e re, më mirë të tregosh më herët moralin tënd. Allahu të ndihmoftë!

                                                                                                       
                                                                                                      Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.