MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet te masturboje? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ..   
e enjte. 29 nėntor 2007
Es-selamu alejkum!
 Nëse një grua e ka bashkëshortin jashtë vendit,ajo ka epsh dhe e ndien 
shumë mungesën e tij, a i lejohet të masturbojë apo  është haram? Allahu ju shpërbleftë!

Alejkum selam!
I Dërguari i Allahut a.s. për ruajtjen e nderit na ka urdhëruar të agjërojmë, siç ka ardhur në një hadith: “O ju të rinj, kush ka mundësi prej jush të martohet le të martohet, e kush nuk ka mundësi le  të agjërojë, ngase kjo është më mirë për ruajtjen e shikimit dhe nderit“. Sikur të ishte e lejuar një gjë e tillë i Dërguari s.a. do të tregonte, por ai na ka porositur me agjërim ngase ky është shërim më i mirë.
E këshilloj këtë motër që të rrijë sa më shumë me muslimane të ndershme të cilat ia kujtojnë Ditën e Gjykimit dhe e nxisin në punë të mira dhe ta ruajë shikimin e saj duke e lutur Allahun që t’ia lehtësojë  sprovën dhe të bashkohet me burrin e saj më shpejt.
Muhamedi s.a.v.s. ka thënë në një hadith: “Allahut i vjen turp kur robi i Tij i kthen duart kah Ai, t’ia kthejë të thata (pra, pa iu përgjigjur).“
                                                                                                Bedri Robaj



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.