MЁNYRA E ABDESIT

 
Bisedė me shejtanin! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 25 nėntor 2007

 

 
  Bisedë me shejtanin! Bisedova me shejtanin e mallkuar në një natë të errët, kur papritmas dëgjova ezanin e sabahut dhe desha të shkoj në xhami.Më tha: Fli! se nata është e gjatë.I thashë: Kam frikë se mos më kalon farzi.Më tha: Dita është e gjatë.I thashë: Kam frikë se mos më kalon namazi me xhemat.Më tha: Mos e mundo veten tënde në adhurim.Nuk u zgjova deri pas lindjes së diellit…Më tha me pëshpëritje: Mos të të vij keq për atë që ka kaluar, ka mjaft kohë gjatë ditës.U ula të bëj dhikrin e ai më hapi fletoren e kujtimeve.I thashë: Më angazhove kundër duasë.Më tha: Lëre për në mbrëmje.Vendosa të pendohem, më tha shijoje rininë tënde!I thashë: Frikësohem nga vdekja.Tha: Jeta është e gjatë.Fillova të mësoj përmendësh methanin (Fatihanë).Më tha: Freskoje veten me muzikë.I thashë: Muzika është haram.Tha: Tek disa dijetarë nuk është haram.I thashë: Hadithet që dëshmojnë se është haram i kam në fletore.Më tha: Të gjitha janë të dobëta.Kaloi një bukuroshe e unë e ula shikimin.Më tha: Çfarë ka në shikim?I thashë: Ka rrezik.Të menduarit në bukuri është mendim i hallallit.U nisa për ta vizituar Qaben, më ndaloi në rrugë…Më tha: Cili është shkaku i këtij udhëtimi?I thashë: Për të kryer umren.Më tha: Ke rrezikuar për shkak të umres ndërkohë që dyert e hajrit janë të shumta.I thashë: Patjetër duhet që ta përmirësoj gjendjen.Më tha: Në Xhenet nuk hyn me vepra.Kur shkova për të këshilluar.Më tha: Mos i hap vetes telashe.I thashë: Këshilla është e dobishme për njerëzit.Më tha: Frikësohem për ty prej famës, e kjo është koka e të këqijave.I thashë: Çfarë mendimi ke për disa persona?Më tha: A të përgjigjem në përgjithësi apo në veçanti.I thashë: Për Ahmed bin Hanbelin?Më tha: Më ka vrarë me thënien e tij “Përmbajuni Kur’anit dhe Sunetit.” I thashë: Po Ibnu Tejmije?Më tha: Të goditurat e tij mbi kokën time janë për çdo ditë.I thashë: Po për Buhariun?Më tha: M’a ka djegur shtëpinë me librat  tij.I thashë: Po Haxhaxhi?Më tha: Ah, sikur të kishte njëmijë haxhaxha në mes të njerëzve; mburremi me të përmendurit e tij; metoda e tij për neve është ilaç.I thashë: Po për Faraonin?Më tha: Ai prej nesh e ka pasur gjithë ndihmën dhe fitoren.I thashë: Salahudini është trim i hittinit?Më tha: Lëre se na ka përlyer me tinin (baltë). I thashë: Po Ebu Xhehli?Më tha: Ne për atë jemi vëllezër dhe familje.I thashë: Po Ebu Lehebi?Më tha: Ne jemi me të kudo që të shkojë!I thashë: Po Lenini?Tha: E kemi lidhur në zjarr me Stalinin.I thashë: Po revistat imorale?Më tha: Ato për ne janë sheriat.I thashë: Po për satelitin?Më tha: I bëjmë njerëzit me të të egër.I thashë: Po kafenetë?Më tha: I dëshirojmë mirëseardhje çdo njeriu të mashtruar.I thashë: Cili është dhikri juaj?Më tha: Këngët.I thashë: Po puna juaj?Më tha: Shpresat.I thashë: Cili është mendimi juaj për tregjet?
Më tha: Janë vendtakim për shoqërinë.
I thashë: Si i devijon gratë?Më tha: Me zbulim të trupit, me lënie të asaj për të cilën janë të urdhëruara dhe me veprimin e asaj që është e ndaluar.I thashë: Si i devijon dijetarët?Më tha: Me pëlqim të shfaqjes së punës, me pëlqim të vetvetes, mburrjes, me zili e cila ua mbush gjoksin.I thashë: Si i devijon njerëzit në përgjithësi?Më tha: Me epshe, dyshim, mashtrime, shpresa dhe këngë boshe të cilat nuk kanë asnjë dobi.I thashë: Si i devijon besimtarët në veçanti?Më tha: Me gibet, bartje fjalësh, me hadithe të dobëta të cilat nuk kanë asnjë vlerë.I thashë: Si i devijon tregtarët?Më tha: Me riba në punën e tyre, me ndalim të sadekasë dhe shpenzime të tepërta.I thashë: Si e devijon rininë?Më tha: Me dashuri dhe me marrjen nëpër këmbë të  dispozitave të sheriatit.I thashë: Çfarë mendimi ke për shtetin jehudi (Izraelin)?Më tha: Kujdes mos e përgojo sepse kjo është fatkeqësi, e Izraeli është shtet i dashur dhe prej zemrës është shumë afër.I thashë: Po bidatxhinjtë?Më tha: E kanë trashëguar dijen e tyre prej nesh.I thashë: Çfarë mendimi ke për thirrësat?Më tha: Më torturuan, më lodhën, më thinjën, m’a shkatërrojnë atë që unë e kam ndërtuar, lexojnë Kur’an kur unë këndoj dhe kërkojnë mbrojtje kur unë vij.I thashë: Çfarë thua për gazetat?Më tha: Me to ua humbi kohën dhe pasurinë.Thash: Çfarë bëre me Karunin?Më tha: I thashë: O i biri i Axhuzit, ruaji thesaret që të fitosh se ti je njëri prej simboleve.I thashë: Çfarë i the Faraonit?Më tha: I thashë: O i madhi i Kasrit, thuaj: unë jam mbreti i Egjiptit e do të vijë fitorja.I thashë: Çfarë i ke thënë pirësit të alkoolit?Më tha: Pije bintu kerrumin sepse t’i largon brengat dhe dera e teubes është e njohur.I thashë: Çfarë të vret ty?Më tha: Ajetul Kursia (tespidova). Prej saj më ngushtohet nefsi, zgjatet burgimi im dhe në çdo bela më ze mbrëmja.I thashë: Cili njeri është më i dashur për ty?Më tha: Këngëtarët, poetët devijues, mëkatarët dhe çdo i keq, fitnexhi.I thashë: Cilët njerëz janë më të urryer te ti?Më tha: Ata që shkojnë në xhami, ata që bien në ruku dhe në sexhde, asketët, adhuruesit, luftëtarët në rrugë të Allahut.I thashë: Kërkoj mbrojtje te Allahu prej teje! U zhduk sikur të zhytej në dhe e ky është shpërblimi i rrenacakut. 
                                                                               Përshtati: Merita Rexha       

 

    
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.