MЁNYRA E ABDESIT |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e diel. 25 nėntor 2007 |
“Heshtja është pranim” është thënë diku në një parim. Për çudi, m’u kujtua në këtë kohë, kur të flasësh është si të veprosh dhe të veprosh është si të flasësh, por çka nëse hesht? Teksa po shikoj një pajisje elektronike, në tekstin që u paraqit në ekranin e saj të ndezur, lexova qartë: “Të vdekurit ecin”. Fjalë palidhje, thashë si me pasthirrmë, por nuk kaloi shumë kohë dhe u binda se sa bukur ishte shkruar në atë pajisje, pra: “Të vdekurit ecin“. E nëse të vdekurit ecin, atëherë ata veprojnë, e nëse veprojnë ata flasin, por çka me atë që hesht? A është i vdekur, apo ndoshta është ashtu siç thashë: “gjallë e i varrosur“. Tani kur po heshti, po mendoj dhe aq fjalë të pavëna re më bien ndërmend, aq diamantë të panxjerrë nga toka, aq shkëmbinj verbues, që më bëjnë të gjithë këtë pyetje: “Çka nëse hesht”?
Koha kur ne jetojmë është kohë e lirisë, e pafundësisë së mendimeve, e për këtë, për ju po sjelli një definim të dhënë nga Faik Konica për lirinë: “Liria është të besosh ashtu siç dëshiron, të flasësh atë që e ke në zemër, të shkruash atë që ka mendja dhe tëbësh atë që don, me kusht që të mos i pengosh të tjerët”.
Por, ne që heshtim, a besojmë siç duam apo si duan? A flasim atë që kemi në zemër? A shkruajmë atë që mendojmë? Dhe, a bëjmë atë që duam duke mos i penguar të tjerët? Unë them, Jo. Edhe ti ndoshta ashtu do të thuash, ndoshta thua, po, por e sigurt është se ti do të thuash “se di”, sepse ti hesht, edhe unë dikur heshtja, por ti dëshiron që të heshtësh. Unë thashë jo për pohimin e lartpërmendur, të shohim nëse flas të vërteten apo jo. E para nga kushtet e lirisë është që “të besosh ashtu siç dëshiron”, a e bën këtë? S’e di, sigurisht kështu thua, sepse nëse hesht s’din kujt e as çka të besosh. E nëse e dija dhe do të besoja ashtu siç dëshiron ti, atëherë nuk heshti, sepse s’ka besim që të thotë të heshtësh!
“Të flasësh atë që e ke në zemër”. Ti nuk e bën këtë, them jo për dy arsye. E para nga ato është se ti nuk flet, sepse ti hesht. Por edhe kur flet, nuk arrin që t’i bindësh as fëmijët, ngase, nëse nuk iu lodhi do t’ua sjellë edhe një thënie, pra: “fjala që del prej zemrës edhe hyn në zemër” e fjalët tua nuk arrijnë që të hyjnë në zemër sepse nuk dalin nga zemra, nga zemra jote e heshtur. Ti shpesh shkruan, por jo atë që ke në mendje, ti shkruan për t’ia bërë qejfin dikujt, pra për mendimin tim ti je duke heshtur në një heshtje mbytëse me të cilën torturon veten tënde të mirë me armët e vetes sate të keqe, e kjo e dyta e ndihmuar nga … s’po e them, e di vet.
Rregulli i fundit i lirisë: “Të bësh atë që dëshiron, duke mos i penguar të tjerët.” Ti a vepron atë që dëshiron, apo atë që ta obligojnë? A kur ke nevojë, apo vrapon kur të ndjekin? A han kur je i uritur apo agjëron kur ta ndalojnë bukën që vet e fitove? A jeton kur duhet, apo vdes për ideale të shpifura?
Ti dhe unë, ne të gjithë, duke përjashtuar vetëm ata, jemi duke mos qenë, heshtim duke besuar, heshtim duke folur, heshtim duke shkruar, heshtim duke vepruar, e mos t’i fajësojmë “të vdekurit që ecin“ se nëse ne nuk jetojmë, nëse ne nuk besojmë, nëse nuk flasim e bëjmë atë që duam, ua lëmë radhën të vdekurve që të ecin.
Pra, “heshtja është pranim” i asaj që të imponohet nga besimi, fjalët, shkrimet dhe veprat, e ti nëse nuk ndihesh ashtu, prapë mos hesht, por pranoje me ngulm, vetëm atëherë je, atëherë ekziston, vetëm atëherë meriton të mos ecësh i vdekur.
Nëse hesht, nuk je i lirë, e nëse nuk je i lirë ke vetëm dy mundësi: o të bëhesh pjesë e dikujt, o të mos jesh duke qenë, por për ty që nuk gjen forcë që ta mundësh heshtjen ke një ngushëllim. Nëse nuk ke vepruar sa ishe gjallë do veprosh pasi të vdesësh, se “të vdekurit ecin “.
|
|
|
|
|