MЁNYRA E ABDESIT

 
Shtrati i vdekjes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Isa Kumrija   
e mėrkurė. 21 nėntor 2007

Në shtrat unë po qëndroj
Se trupi më është lodhur
E shpirti më është rënduar
Nga pesha e mëkatit që e kam vepruar.
………………………………………..
Lotët e pendimit prej syve më pikojnë
E zemra të rrahurat ka nisur t’i shpejtojë
Shikoj njerëzit që për mua vajtojnë
E disa të tjerë shehadetin m’a përkujtojnë.
…………………………………………
Meleku i vdekjes më është afruar
Shpirtin tim për ta kërkuar.
Ah, i mjeri unë, sa mëkate në këtë jetë kam vepruar!
A do të mund shehadetin ta përmendi?
……………………………………….
Se buzët më janë tharë
Ngase unë Zotin nuk e përmendja më parë.
E as që mendova në këtë jetë
Që në këtë shtrat të vdekjes do të vija një ditë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.