MЁNYRA E ABDESIT

 
Migrena dhe mjekimi i saj PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e premte. 16 nėntor 2007

  


Migrena ose hemikrania shkaktohet edhe nga mbyllja e enëve të gjakut (embolia) në tru, e cila vazhdon të zhvillohet më tej apo anon andej. Një mbyllje e këtillë është pasojë e dromcave të gjakut që përhapen me anë të gjakut (qarkullimit të gjakut). Ajo mund të shkaktohet edhe nga dominimi i sekrecioneve të trupit ose nga depërtimi i të ftohtit ose i nxehtësisë në sekrecionet e trupit (ahlat). Simptomat specifike të migrenës janë pulsi i shpejtuar, pulsimet e kokës, dhembja e kokës me intensitet të lartë, shtypja e lartë e gjakut.

Migrena paraqet sulme periodike të dhembjes së kokës në njërën ose të dy anët e kokës. Këto mund të jenë të shoqëruara me vjellje, sensitet të rritur të syve ndaj dritës, shikim të turbullt, marramendje, etj. Sulmet janë të përsëritshme dhe bëhen gjithnjë më pak të rënda me kalimin e moshës.
Migrena fillon zakonisht ndërmjet moshës 10 dhe 40 vjeçare, ndërsa dobësohet pas moshës 50 vjeçare.

Migrena është një ndër format më të përhapura të dhembjes së kokës dhe në 50 % të rasteve këta persona janë femrat. Migrena përbën 16 % të dhembjeve parësore të kokës, d.m.th. të atyre që nuk janë shkaktuar në prezencë edhe të sëmundjeve të tjera. Manifestohet me një dhembje të fortë e pulsuese, që përgjithësisht godet vetëm gjysmën e kokës. Ka gjithashtu edhe simptoma të tjera, si: shqetësim nga drita dhe zhurmat, të përziera e të vjella, irritueshmëri, nervozizëm dhe shok emotiv.

Dy tipat më të shpeshtë të migrenës janë migrena me aurë dhe migrena pa aurë. Ndërsa, llojet tjera më të rralla janë: migrena abdominale, karotidinia, migrena oftalmike, statusi migrenoz, migrena e arteries bazale si dhe migrena menstruale te disa femra.

Shumica e familjeve i takojnë familjeve te të cilat shumë pjesëtarë të saj kanë dhembje koke të njëjta (herediteti).

Nxitësit më të shpeshtë të migrenës janë: ushqimi që përmban kofeinë (kafe, çokollatë), nitratet (ushqimet e përpunuara, hot-dog, etj.), ndryshimet hormonale te femrat, uria, mungesa e gjumit, medikamentet, parfumi, stresi.

Kokëshembja migrenoze është aq e madhe saqë pengon realizimin a aktivitetit ditor.
Një kokëdhembje migrenoze tipike fillon në një zonë specifike në njërën anë të kokës, pastaj përhapet dhe e rrit intensitetin gjatë një ose dy orëve dhe pastaj gradualisht largohet. Mund të zgjasë edhe 24 orë dhe në disa raste disa ditë. Sulmi shkakton ligësi dhe të sëmurët nga migrena ndihen të lodhur dhe të dobët pas kalimit të kokëdhembjes.

Mjekimi i migrenës

Mjekimi i kokëdhembjeve migrenoze mund ta lehtësojë dhembjen dhe simptomat e sulmit migrenoz dhe të parandalojnë sulmet e ardhshme të migrenës. Trajtimi i migrenës mund të jetë parandalues ose mjekues.

Sot, përveç ilaçeve antimigrenë (Sandomigran, Avamigran, Migristen, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivët, magneziumi, etj.) pacientit duhet shpjeguar rolin e tendosjeve fizike e psikike dhe emocionale gjatë sulmit migrenoz.

Në grupin e barnave për mjekimin e migrenës numërojmë edhe triptanet që në veçanti shënjestrojnë serotoninën. Triptanet përdoren vetëm për ta mjekuar kokëdhembjen dhe nuk i lehtësojnë dhembjet e qafës, artritit, menstruacioneve ose gjendjeve tjera. Këtu numërojmë: sumatriptan (imitrex), zolmitriptan (zomig), eletriptan (relpax), naratriptan, rizatriptan, frovatriptan, almotriptan.

Lidhja e kokës me diçka do ta ndalë dhembjen. Në librin e tij “Mjekësia e të Dërguarit”, Ebu Na’im ka thënë se i Dërguari i Allahut, a.s. ndonjëherë vuante nga migrena dhe kjo sëmundje e mbyllte një apo dy ditë në shtëpi. Ibn Abasi ka thënë se i Dërguari i Allahut, a.s., njëherë kishte mbajtur fjalim në hutbe me kokën e lidhur me një shirit. Në përgjithësi lidhja e shiritit rreth kokës e zvogëlon intensitetin e migrenës (shakika) njësoj mirë si edhe në llojet e tjera të dhembjes së kokës.











 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.