MЁNYRA E ABDESIT

 
Sėmundjet e zemrės janė vrasėset mė tė mėdha tė femrave PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 14 nėntor 2007


Sëmundjet e zemrës nuk prekin vetëm meshkujt, por janë vrasëset më të mëdha të femrave në SHBA. Afërsisht 40% të të gjitha femrave që vdesin kanë si shkaktar të vdekjes sulmet në zemër ose sëmundjet e zemrës. “Në këtë mënyrë vdesin më shumë gra sesa numri i grave që vdesin nga të gjitha llojet e kancerit të marra së bashku”, thuhet në një botim të Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA.
Me gjithë përpjekjet për të edukuar femrat në lidhje me rrezikun nga këto sëmundje, 45% e grave amerikane nuk e dinë se rreziqet më të mëdha për shëndetin e tyre vijnë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet e zemrës.

Disa fakte tronditëse:
-13% e grave amerikane i shohin sëmundjet e zemrës (por jo sulmet e zemrës) si një rrezik për shëndetin.
-Sëmundjet kardiovaskulare vrasin afërsisht gjysmë milioni gra në vit në SHBA.
-Një amerikane në minutë vdes nga sëmundjet kardiovaskulare.
-Afërsisht një e treta e të gjitha femrave dhe e meshkujve moshërritur në SHBA vuajnë nga ndonjë formë e sëmundjeve kardiovaskulare.-Sëmundjet kardiovaskulare marrin jetën e një banori ose banoreje të SHBA-së çdo 35 sekonda.-Më shumë gra amerikane mbi moshën 25-vjeçare vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës sesa nga çdo sëmundje tjetër.-64% e të gjitha grave amerikane që kanë vdekur befasisht nga sëmundje koronare të zemrës, kanë vdekur pa pasur simptoma të mëhershme-Ndërkohë që numri i grave amerikane që vdesin nga kanceri është 1 në 30, numri i atyre që vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare është 1 në 2.6. 

                               Burimi: Medical News Today
                                
                              Përktheu me shkurtime: Eglantina Muça

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.