MЁNYRA E ABDESIT

 
Dikur... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Advije Zeqiri   
e mėrkurė. 30 gusht 2006

Dikur në librat e historisë
mësonim për të kaluarën e njerëzisë.
Aty shkruhej për ngjarjet trishtuese
të cilat ndodhën gjatë luftërave.
Ndoshta edhe nuk besoja për atë që shkruhej!
I bëja vetes pyetje: - Mos kanë qenë njerëz të tërbuar?
A thua, me çfarë qëllimi jetën e kanë jetuar?
Vetëm për të bërë shkatërrime dhe për të robëruar?! 

Nga librat e dituri-natyrë-shoqërisë,
mësuesit nuk na mësonin për një fuqi mbinatyrë.
Ata pohonin se jeta vetvetiu ka filluar,
në natyrën e cila rastësisht është krijuar. 

Pasi njeriu lind njeriun, e kafsha lind kafshën,
nga farët e bimëve mbijnë llojet e tyre.
Nga retë e qiellit gjithmonë vjen shiu,
Unë pyes veten: - Nga e ka zanafillën secila prej saj?

Nuk është e mundur që vetvetiu u krijua çdo gjë.
Patjetër të gjitha duhet ta kenë Krijuesin,
I cili na krijoi neve edhe botën.
Ai gjithçka e ka krijuar me përsosmëri,
dhe njeriut ia mundësojë të jetojë i lirë. 

Prandaj njeriu Krijuesin e vet duhet ta besojë,
duhet ta adhurojë e ta falënderojë,
e jo veten ta quaj zot e Zotin ta mohojë,
që pastaj të bëjë luftëra e shkatërrime në tokë,
e jetën i mallkuar ta jetojë,
dhe jetën pas vdekjes në zjarr ta vazhdojë.

Sot heshti, nga frika që kam ndaj të Madhit Zot,
duke menduar për të pavërtetat që i mësuam.
Por, shpresoj që të pendohemi e të vërtetën ta gjejmë,
duke e lexuar Kur’anin – fjalën e All-llahut. 

                                                                                     

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.