MЁNYRA E ABDESIT

 
Zhvillimi fiziologjik dhe psikologjik i foshnjės suaj gjatė dymbėdhjetė muajve tė parė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 13 nėntor 2007
   

 

Që nga lindja e deri te datëlindja e tij e parë fëmija juaj zhvillohet intensivisht.
Kur fëmija vjen në këtë botë është i pafuqishëm dhe i brishtë. Mirëpo, zhvillimi i tij në këtë periudhë është aq intensiv saqë ndryshimet mund t’i vërejmë çdo ditë. Këtë zhvillim të foshnjës do ta cekim, në pika të shkurtëra, nga muaji në muaj.

 
Muaji i parë
Juve ju duket se foshnja juaj asgjë tjetër nuk bën përveçse thith, kryen nevojën dhe flen. Mirëpo,  edhe derisa të flejë në trupin e tij zhvillohen procese të ndryshme. Pasi që ta lëshojë folenë e ngrohtë të barkut të nënës, foshnjës i duhet një kohë që t’i përshtatet jetës jashtë kësaj foleje. Foshnja juaj lind me shqisë mjaft të zhvilluar të të nuhaturit dhe me anë të kësaj shqise ajo e gjen gjirin e nënës, burimin më të çmuar të saj. Përveç kësaj, foshnja juaj reagon në tinguj, qan, do të trembet kur të dëgjojë tinguj të lartë dhe do të qetësohet kur ta dëgjojë zërin e nënës. Shqisa e të pamurit është ende e pazhvilluar mirë, por në largësi prej njëzet centimetrash mund ta shohë fytyrën e nënës.

 
Muaji i dytë
Muaji i parë është periudha më e vështirë për një nënë të re. Dhënia gji, zgjimi gjatë natës, ndërrimi i pelenave dhe mbajtja e higjienës janë rutinë e cila pothuajse do të përsëritet çdo ditë. Mirëpo, në mes të muajit të dytë  ju do të shihni buzëqeshjen e parë e cila është dhurata më e madhe për gjithë këtë mund të nënës.Përveç këtyre, gjatë kohës që foshnjën tuaj e ushqeni me gji këndoni edhe ninulla,  ledhatojeni dhe do të vëreni se sa me kujdes ju dëgjon. Zhvillimi psikomotorik i foshnjës shkon prej së larti teposhtë, për këtë arsye lëvizjet e para janë të lidhura me lëvizjet e kokës dhe qafës. Tani në mënyrë të pavarur foshnja juaj lëviz kokën herë në një anë e herë në anën tjetër dhe mundet që për disa sekonda ta mbajë kokën lart. E vërteta është që këtë e bën pavetëdije gjë që prindërit i bën të qeshin, por edhe pse është pavetëdije ia vlen të shënohet në ditarin e foshnjës. 

Muaji i tretë
Foshnja juaj çdo ditë është më e fortë dhe rritet me një shpejtësi të paparë. Derisa foshnja është e kthyer në bark, ajo tani me vetëdije e ngrit kokën lart duke e vëzhguar botën, në të cilën jeton tani, në një perspektivë krejt tjetër. Derisa të qëndrojë e shtrirë në shpinë, me shikim do t’i përcjellë lëvizjet e lodrës që ju ia tregoni. Do të kënaqet në momentet që sheh fytyra, prandaj deri sa është i zgjuar merreni në krah, buzëqeshni, bisedoni me të dhe ledhatojeni. Buzëqeshja në fytyrën e saj është ajo që na tregon se sa kënaqet ajo me këto aktivitete. Foshnja tremuajshe mund ta dallojë fytyrën e nënës dhe babait nga fytyrat e tjera. Këtë mund ta vëreni më së miri kur ta shihni duke buzëqeshur, derisa ju i afroheni. 

Muaji i katërt
Deri tani e keni lënë lirisht foshnjën tuaj pa frikë se do të rrëzohet (rrallë ndonjë foshnje mund të rrotullohet deri para këtij muaji), mirëpo tani duhet të keni shumë kujdes që mos ta leni vetëm foshnjën tuaj sepse ajo lëviz herë në të djathtë e herë në të majtë dhe askush nuk mund ta mbajë në një vend. Përveç kësaj, deri sa ju t’ia ndërroni pelenat foshnjës ajo do t’i lëshojë disa zëra, do të qeshë dhe do të kënaqet përderisa ju ta ledhatoni. Shumë foshnje katërmuajshe qeshin me zë me ç’rast i disponojnë shumë prindërit e tyre të lodhur dhe të përgjumur. Në këtë muaj mund të zbaviteni me të dhe t’i këndoni ndonjë këngë të fëmijëve. 

Muaji i pestë
Në këtë muaj fëmija do ta kuptojë se nëna për të është personi i vetëm dhe më i çmuar. Megjithëse, ata ende nuk e kuptojnë se ekzistojnë edhe gjëra të tjera edhe pse ata nuk i shohin,  pason periudha kur nënat nuk guxojnë të dalin nga hapësira në të cilën gjendet foshnja e që me daljen e saj ai mos të qajë. Në këtë muaj të vegjlit tuaj zbulojnë duart dhe këmbët e veta dhe intensivisht luajnë më to. Përveç kësaj, çdo gjë që e kap me dorë foshnja, e fut në gojë duke e analizuar përmbajtjen, shijen dhe formën e asaj që e ka në dorë. Në rast të dëgjimit të ndonjë tingulli ai kthen kokën kah burimi i zërit. Gjithashtu, ajo do të fillojë të rrotullohet nëpër shtrat dhe të shikojë botën nga perspektiva e saj interesante. Në këtë moshë janë ideale lodrat që lëshojnë tinguj, të cilat lëvizin dhe kanë ngjyra të theksuara. Foshnja do të vëzhgojë, do të dëgjojë zërin e tyre dhe do të mundohet që t’i kapë, e që me këtë do të zhvillojë koordinimin e lëvizjeve. 

Muaji i gjashtë
Në këtë muaj zhvillohet intensivisht psikika e fëmijës kështu që nevoja e fëmijës për shoqëri rritet nga dita në ditë. Duke u nisur nga fakti që një kohë të gjatë ai rri zgjuar, ai do të kërkojë  pandërprerë vëmendjen tuaj. Dëshirat dhe interesimi i tij janë shumë më të mëdha sesa mundësia andaj nuk është çudi pse ata “cijaten” më shumë në këtë periudhë të rritjes (paramendoni veten që ke një gjë para duarve dhe nuk mund ta kapësh). Stimuloni beben tuaj duke i dhënë në dorë gjësende me ngjyra të ndryshme të cilat do t’i analizojë me duar dhe do t’i vë në gojë. Tani foshnja juaj ka dëshirë që të shikojë fotografi me ngjyra të ndezura, prandaj merrni ndonjë libër me fotografi dhe me zë të lartë tregojani emërtimin e gjësendit të cilën ia tregoni.

                                                                                        (Vazhdon)
 

           Marrë nga revista e njohur mbi nënat dhe foshnjat “Moja Beba” 
          Përktheu dhe përshtati: Shqipe Humolli-Kraja 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.