MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė shtruarit e tavolinės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhria   
e premte. 25 gusht 2006
                            

Një tavolinë e shtruar pastër dhe bukur, ngrit disponimin dhe nxit oreksin. Në tavolinë duhet të vendosim disa dekorime me lule të freskëta dhe jo të larta që të mos pengojnë gjatë bisedës.

Mbulesa e bardhë kërkon mjete dhe enë të porcelanit kualitativ dhe gota të kristalta. Kështu, përveç ngjyrës së bardhë, mbulesat me ngjyrat e bardha pastele siç janë: e verdha, e portokallta apo edhe e kaltërta, mund të jenë ngjyra solemne veçanërisht nëse përdoren enët e bardha apo të ndonjë ngjyre tjetër kontrasti.
Gjithashtu, mbulesa duhet të jetë mjaft e madhe zakonisht 15-20 cm. më e gjatë në të gjitha anët.
Enët radhitni me rregull, së pari pjatën e supës, pastaj atë për gjellë, pirunin, thikën, pjatën me sallatë dhe atë për desert.
Veglat për ngrënie vendosen si nga ana e majtë ashtu edhe nga ana e djathtë. Më afër pjatës është vegla për gjellën e fundit, për desert në anën e epërme të pjatës, e në anën e djathtë janë gotat e renditura sipas radhës së shërbimit të pijeve. Salvetat mund të jenë në pjatë apo në anën e djathtë të pjatës.
Në vendet bosh të tavolinës vendosen pijet dhe kriporja.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.