MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė jep dijen, e ke tė ardhmen! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e martė. 16 tetor 2007


 

Duke e parë dukshëm se dituria fetaro-islame ka rol të rëndësishëm për një vend edhe një shtet, na bënë të kuptojmë edhe më tej që të punojmë më shumë drejt saj, sepse është e ardhmja jonë, madje është edhe më e lehtë për t’u jetuar edhe jeta. Por këtë mund ta bëjnë vetëm mësuesit dhe mësimdhënësit, të cilët janë si njerëz të vecantë dhe të rëndësishëm në jetën e të tjerëve, ku përmes kësaj vlerë (diturisë fetare) sjellin ndryshime në të (jetë).
Të gjithë ne që kemi kaluar nëpër dyertë shkollore, në mendjet tona kemi metoda të ndryshme mësuesish, si;
-mësues që solli ndryshime në jetën tonë,
-mësuesi që zgjoi dëshirë për t’ia mësuar lëndën e tij e që ndoshta shumë prej njerëzve sot edhe e studiojnë në atë derjtim të asaj lënde,
-mësuesi i cili na ndërgjegjësoi e na dha guxim, apo edhe
-mësuesi që kurrë s’do të dëshironim të ishim si ai.
Fillimisht ia vlenë të cekim se, pa e dashur dhe njohur vlerën e dijës në përgjithësi e vlerën e mësim-besimit në vecanti, asnjë mësues e mësimdhënës nuk i rrekët këtij procesi plot vlerë dhe merita të mëdha.

Për këtë më së miri na flet urtia e Muhammedit alejhisselam ku thotë:
“Me të vërtetë All-llahu më ka dërguar mësues.”
Edhe pse mësuesit e denjë ende e shohin vetën e tyre si nxënës të përjetshëm, krahas kësaj ata nuk kanë të ndalur për të kontribuar si mësues në këtë përpjekje të rëndësishme të njerëzimit. Për të urtët kjo do të thotë të jeshë pjesë e dickaje shumë më të madhe sesa vetja jote. Ngaqë mësimdhënia është dritë që i dhurohet njerëzimit.

Jo me rastësi e thotë një thënie e urtë, se: 'Jeta është betejë që duhet patur armë për ta luftuar, e arma është dija'.
Për të qenë i ditur apo për të patur dije duhet një mund i madh por edhe kërkohet një mësues i cili të zgjatë dorën për të dhënë nga dija e tij, ngaqë e din se dija e tij e shpërndarë është dhënie e të ardhmës për veten e tij, përvec që e ka borxh i dituri për t’i dhënë dije të paditurit, ai (i dituri) e ka borxh edhe butësinë dhe modestinë ndaj të paditurit. Njerëzimi janë ata që kanë të drejtë të marin hisën e tyre që u takon në shoqëri, e njëra prej atyre gjërave është dituria.

All-llahu thotë se: “I varfëri ka hise te i pasuri”
Andaj, një shoqëri sado që të jetë e informuar mirë, gjithnjë varet nga njerëzit që mendojnë në mënyrë kritike.
Por e tëra kjo ftonë në një punë sfiduese dhe tërheqëse në të njejtën kohë. Do të thotë të jeshë i gatshëm për t’u bërë qenie humane me qëllim që ata të mund të fillojnë të mbajnë përgjegjësi, të kuptojnë vetvetën në raport me të tjerët dhe të formojnë shpresën për të patur një botë më të mirë si dhe një mënyrë më të mirë e më të lehtë për të jetuar si duan vet ata, si fetar dhe të lirë nga trysnitë.
Andaj, duhet të formohen potenciale njerëzore për të ardhmën tonë-nxënësin besimtar.

 


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.