MЁNYRA E ABDESIT

 
Gjėrat tė cilat na pėrforcojnė nė fenė e Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e martė. 16 tetor 2007



Nuk e bën të lumtur shpirtin e as që e pastron dhe e gëzon, e as ia largon dëshpërimin, mërzinë dhe shqetësimin përveçse besimi tek Allahu.

Në esencë jeta nuk ka shije, përveçse me iman. Aq sa besimi yt është i fortë a i dobët, i nxehtë a i ftohtë, po aq do të jetë edhe lumturia, rehatia dhe qetësia jote.
“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të këndshme (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të bukur për atë që vepruan. (Kur’an)”

Duke e ditur nevojën e madhe të kapjes për fenë e Allahut ne duhet t’i dimë gjërat të cilat na përforcojnë në këtë fe.
Ne jetojmë në kohën kur ka shumë fitne dhe kur ka shumë njerëz që thërrasin për punë të liga dhe pak njerëz që thërrasin në punë të mira. Për këtë arsye ne duhet të kemi kujdes për imanin tonë sepse zemrat janë të dobëta siç ka thënë Profeti, alejhi selam: “Zemra më shumë rrotullohet sesa uji që është në kazan kur vlon.”
Kështu, njeriu ka nevojë për mjetet të cilat e përforcojnë zemrën në rrugën e Allahut dhe në synetin e Pejgamberit, alejhi selam, dhe e ndihmojnë atë për ta çuar amanetin e Allahut në vend.
Pejgamberi ka dhënë një shembull për zemrën duke thënë:
“Shembulli i zemrës është si shembulli i fletës që e lëviz era.” (Transmeton Imam Ahmedi) D.m. th. zemra lëviz nga epshet, dyshimet dhe në këtë mënyrë muslimanit i kërcënohet një rrezik shumë i madh. Përmes Kur’anit kemi nxjerrë shumë mjete të cilat na përforcojnë në fenë e Allahut:

1. Kur’ani. Ne jemi muslimanë por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk e njohin Kur’anin as sa armiqtë tanë të cilët e mësojnë atë që ta përdorin kundër nesh. Andaj, t’i kthehemi leximit të Kur’anit sepse:
- Kur’ani është përforcues në fenë e Allahut,
- litar i fortë i Allahut,
- kush kapet për të Allahu e mbron,
- kush e pason atë Allahu e shpëton,
- kush thërret në të Allahu e udhëzon,
- kush gjykon me të, gjykon drejt,
- kush kërkon strehim tek Allahu duke e lexuar atë, Ai e mbron.
<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

Allahu e ka zbritur Kur’anin pjesë-pjesë. Ka filluar me ajetet: “Lexo me emrin e Zotit…” dhe ka përfunduar zbritja e tij me ajetin: “Sot përsosa fenë tuaj…” dhe arsyen për këtë e tregon Allahu në Kur’an:
“Ne e zbresim Kur’anin pjesë-pjesë që ta përforcojmë (ty o Muhamed) zemrën tënde.” (Furkan: 32- 33)
“Thuaj: Kur’anin e ka zbritur shpirti i shenjtë (Xhibrili) me të vërtetë që t’i përforcojë ata që kanë besuar dhe udhëzim dhe përgëzim për muslimanët.”

Kur’ani është:
a. Përforcim për besimtarët
b. Udhëzim për dynjanë dhe ahiretin
c. Përgëzim për besimtarët (çka i pret në Ahiret)

a. Kur’ani është burim përforcimi sepse besimtari është vazhdimisht në kontakt të vazhdueshëm me Allahun xh.sh. Ajetet e Kur’anit vijnë si melhem për besimtarët, për zemrat e tyre të lënduara nga stuhitë e forta të kohëve.
b. Përmes Kur’anit ka mundësi që t’i vlerësojmë ndodhitë në jetën tonë, arsyen pse humbim dhe pse fitojmë.
c. Kur’ani i ofron besimtarit peshojën që të gjykoj për çështje të ndryshme duke mos pasur kontradiktë mes veti.
Kur’ani kundërshton dilemat dhe dyshimet që paraqesin armiqtë e Islamit.
<!--[if !supportLineBreakNewLine]-->
<!--[endif]-->

2.Veprimi i veprave të mira e përforcon zemrën në fe
“Allahu i përforcon ata që kanë besuar me fjalë të fortë në këtë dynja dhe në Ahiret.”
(Ibrahim: 21)
Katade, një dijetar i tefsirit ka thënë:
Allahu i përforcon në dynja besimtarët me punë të mira dhe i përforcon në dynjanë tjetër, në varr (ku do t’u përgjigjen melaqeve)
Ata që nuk luftojnë për t’u përqëndruar në këtë fe nuk mund të futen në atë grup ku shpërblim do ta kenë Xhenetin.
Allahu ka thënë në një hadith kudsij: “Vazhdimisht robi më afrohet me punë të mira derisa ta dua.”
3. Leximi i historisë së profetëve për të nxjerrë mësim prej tyre. Pra, kur ne lexojmë për jetën dhe vuajtjet e tyre na shtohet sabri dhe qëndrueshmëria.
Allahu thotë në Kur’an: “Ne të tregojmë ty lajmet e Profetëve që kanë qenë para teje për ta përforcuar zemrën tënde.” (Hud: 120)
4. Bërja dua Allahut pandërprerë.
“O Zoti ynë, mos na i lako zemrat pasi na udhëzove.” Profeti, alejhi selam, ka thënë:
“O Ti që i ndërron zemrat nxite zemrën time që të bëjë punë të mira.”
5. Përmendja e Allahut
Allahu thotë: “O ju që keni besuar kur të takoheni me armikun qëndroni e mos i ktheni shpinën dhe përmendeni Allahun shumë.” Pra, dhikri të forcon në luftë.

6. Kujdesi për të ecur rrugës së vërtetë, rrugës së profetit, alejhi selam, rrugës së grupit të shpëtuar. Herakliu e ka pyetur Ebu Sufjanin: “A ndodh që sahabët prej hidhërimit ta lënë fenë e Muhamedit.” Ebu Sufjani iu përgjigj: “Jo” Herakliu atëherë kishte thënë: “I tillë është imani kur shkëlqimi i tij i kaplon zemrat.”
7. Edukimi në Islam. Është sakrificë ta lësh egoizmin dhe të edukohesh në dituri, në iman, në frikë ndaj Allahut, në shpresë dhe në mëshirën e Tij.
8. Besimi se do të jesh fitimtar në këtë rrugë që ke zgjedhur. Duhet ditur se në këtë rrugë kanë ecur pejgamberët, dijetarët, dëshmorët.
9. Daveti (Dava) që është i obligueshëm të ndihmon në këtë fe. Në këtë fushë duhet derdhur dituritë dhe energjitë sepse për këtë fushë shpërblim është Xheneti. Thirrja në rrugën e Allahut duke shpenzuar kohën, duke lodhur mendjen, trupin dhe gjuhën ia ndërpret aksionet e shejtanit sepse atëherë ai s’ka kohë të merret me ty. Me davet jo vetëm se fitohet shpërblim por edhe përforcohet imani.
10. Të qëndruarit pranë njerëzve të ditur që të forcohesh. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Ka njerëz që janë çelës të punëve të mira dhe mshelës të punëve të këqija.”
11. Vëllazëria e sinqertë islame (këshillimi i vëllait) është ndihma më e madhe për t’u përqëndruar në këtë fe. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Shoku më i  mirë është ai që sa herë ta shohësh ta kujton Allahun.”
12 Mbledhja e vetive morale që e përforcojnë besimtarin në këtë rrugë. Prej vetive më të mira morale është sabri. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
“Askujt nuk i është dhënë diç më e mirë e më e gjerë se sabri .”
Të jemi të bindur se ndihma e besimtarëve është afër, të mos dobësohemi prej dënimeve, torturave se ndihma e Allahut është afër. Allahu i sprovon besimtarët derisa ata të forcohen në fe.
13. Njohja e realitetit dhe të kotës. Mos të mashtrohemi nga armiqtë e Islamit. Allahu thotë: “Mos të mashtrojë të ecurit me kryelartësi e atyre që kanë bërë kufër.”
14. Këshilla nga njerëz të mençur. P.sh.: kur ke ndonjë sprovë duhet të marrësh këshilla nga njerëz të mençur.
15. Mendo rreth të mirave të Xhenetit dhe rreth dënimit të Xhehenemit. Pejgamberi, alejhi selam, i përgëzonte sahabët me Xhenet që të forcoheshin në fenë e Allahut.   

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.