MЁNYRA E ABDESIT

 
Rolladė me mish tė bluar PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta   
e premte. 25 gusht 2006

 Përbërësit:
- 1 kg mish të bluar,
- 1 qepë,
- 2 feta bukë,
- 8 vezë,
- mëlmesa ( kripë, biber të zi, specall, vegetë ),
- majdanoz të grirë hollë.

Përgatitja.
Në një enë vendoset qepa e imtësuar në rende, mishi i bluar dhe buka e zbutur në pak qumësht. Pas kësaj qiten mëlmesat tjera, 3 vezët e tundura dhe gatuhet brumi. Në ndërkohë zihen 5 vezë, qërohen dhe lihen të ftohen.
Nga mishi i gatuar mirë shtrihet peta sipër një foli alumini. Në mes të mishit (petë) vendosen njëra pas tjetrës vezët e ziera dhe pastaj mbështillet mishi në formë rollade. Rollada shpohet në disa vende me pirun në mënyrë që të mos qahet gjatë pjekjes.
Rollada e përgatitur kështu mbështillet në folie alumini dhe piqet në furrë të nxehtë 200 gradë Celsius për 30 minuta. Pasi të fiket furra, rollada qëndron edhe 20 minuta në furrë e zbuluar nga folia e aluminit.
Rolladën e pjekur dhe të ftohur e presim me thikë të mprehtë në fleta të holla të cilat qiten në pjatë ovale.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.