MЁNYRA E ABDESIT

 
Namazi i Bajrameve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e enjte. 11 tetor 2007




Namazi i Bajramit është i vlefshëm për burrat, gratë, fëmijët, udhëtarët, vendasit, njerëzit që falen me xhemat dhe njerëzit që falen vetëm.



Namazet e dy bajrameve janë urdhëruar në vitin e parë pas emigrimit (hixhretit). Ato janë sunete muakadah, pasi Profeti, a.s. gjithmonë i falte këto namaze dhe ai i urdhëronte njerëzit të dilnin jashtë dhe të merrnin pjesë në to.

Koha e namazit të Bajramit

Koha për namazin e Bajramit është prej kur dielli ngrihet tre metra mbi horizont e derisa të arrijë meridianin e tij.
Ahmed bin Hasan El-Benaja ka transmetuar se Xhundubi ka thënë:
“Profeti a.s. e falte namazin e Fitër Bajramit kur dielli ishte (afërsisht) gjashë metra sipër horizontit dhe namazin e Kurban Bajramit kur dielli ishte dy metra mbi horizont.”
Shevkani ka thënë: “Kjo është më e mira që është transmetuar në lidhje me kohën e namazit të Bajramit dhe hadithi tregon se është e pëlqyeshme ta shpejtosh namazin e Kurban Bajramit dhe ta vonosh kohën e namazit të Fitër Bajramit.”
Ibn Kudame ka thënë: “Është sunet ta falësh herët namazin e Kurban Bajramit me qëllim që njerëzit të kenë më shumë kohë për të prerë kurbanin dhe ta vonosh namazin e fitër Bajramit me qëllim që njerëzve t’iu jepet kohë të japin zekatin e fitrit.”

Dalja e grave dhe e fëmijëve për të falur namazin e Bajramit

Sheriati kërkon që gratë dhe fëmijët të dalin për të falur namazin e Bajramit. Kjo përfshin: të martuarit, beqarët, të rinjtë, të moshuarit dhe gratë me menstracione.
Umu Atije ka transmetuar:
“Ne u urdhëruam të dalim me vajzat e reja dhe gratë me menstracione në të dy bajramet me qëllim që të ishim të pranishme në mirësinë dhe lutjet e muslimanëve. Gratë me menstracione ndaheshin nga të tjerat.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Ibn Abasi transmeton:
“Unë dola me të Dërguarin e Allahut në ditën e Fitër Bajramit apo të Kurban Bajramit dhe ai u fal dhe mbajti një hytbe. Pastaj shkoi te vendi që qëndronin gratë dhe i këshilloi ato, u kujtoi atyre Allahun dhe i urdhëroi të jepnin sadaka.” (Buhariu)
 
Dalja në musal-la (vendin e faljes)  

Namazi i Bajramit mund të falet në xhami por është e pëlqyeshme të falet në fushë të hapur jashtë qytetit përderisa nuk ka ndonjë shkak për të vepruar ndryshe (d.m.th. shi apo diçka të ngjashme), pasi Profeti a.s. i falte të dy bajramet në periferi të Medines dhe asnjëherë nuk i fali ato në xhami përveç një rasti për shkak të shiut apo diçka të ngjashme dhe të cilën gjë e kanë pasuar të tjerët pastaj.
(Shënim: Nëse Pejgamberi a.s. e ka lënë xhaminë e tij, në të cilën një namaz vlen sa 1000 namaze të falura diku tjetër dhe ka dalur dhe e ka falur Bajramin në hapësirë, kjo na tregon se sa vlerë të madhe ka dalja dhe falja e namazit të Bajramit në hapësirë).

A thirret namazi dhe ikameti për këtë namaz?

Ibn Abasi dhe Xhabiri kanë thënë: “Nuk thirrej ezani ditën e Fitër Bajramit e as ditën e Kurban Bajramit.” (Buhariu, Muslimi). Në rivajetin e Muslimit Xhabiri shton: “Nuk ka ezan për namazin e Fitër Bajramit, as kur del imami e as pasi që del imami nuk ka ikamet e asgjë. Atë ditë s’ka as thirrje e as ikamet.” (Muslimi)

Forma e namazit

Namazi i Bajramit përbëhet nga dy rekate gjatë të cilëve është sunet që tekbiri të thuhet shtatë herë, pas tekbirit fillestar dhe këndimit të Kuranit në rekatin e parë. Në rekatin e dytë thuhen pesë tekbire pas tekbirit të zakonshëm që thuhet pasi ngrihesh nga sexhdja. Për çdo tekbir duhet të ngrihen duart. Kjo bazohet në fjalët e transmetuara nga Omeri dhe biri i tij Abdullahu.
Amir b. Shuajbi transmeton nga babai i tij e ai nga gjyshi i tij i cili ka thënë: “Pejgamberi, a.s. në namazin e Bajramit mori shtatë tekbire në rekatin e parë e pesë në të dytin” (Ibn Maxhe)
Ebu Davudi dhe Darakutni transmetojnë se Profeti a.s. ka thënë:
“Tekbiret në namazin e Fitër Bajramit janë shtatë në rekatin e parë dhe pesë në të dytin dhe këndimi i Kuranit vjen pas tyre në të dy rekatet.”
(Shkolla hanefite mbështet mendimin se në rekatin e parë duhen bërë tre tekbire pas tekbirit hyrës, por para këndimit të Kur’anit.)
Aisheja, radijallahu anha- Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Gjatë namazit të Fitër Bajramit dhe të Kurban Bajramit mirren shtatë dhe pesë tekbire  me përjashtim të tekbireve të rukusë.” (Ebu Davudi)
Thënia e tekbireve është sunet, megjithëse namazi nuk prishet nëse dikush nuk i thotë ato me qëllim apo nga harresa. Shevkani thotë se mendimi më i saktë në lidhje me këtë çështje është se, nëse dikush nuk i thotë tekbiret për shkak të harresës, ai nuk duhet të bëjë sexhden e harresës.

Çka është e preferuar të lexohet në këtë namaz

Pejgamberi, a.s. gjatë Bajrameve dhe gjatë ditës së xhuma lexonte suren A’la dhe  Gashije. (Muslimi)
Ubejdullah b. Abdullahu ka thënë: “Umeri doli ditën e Bajramit dhe e pat dërguar tek Ebu Vakili el-Lejthin për ta pyetur se çka lexonte Pejgamberi a.s. në këtë namaz. Lejthi ishte përgjigjur: ‘Ka lexuar suren Kaf  dhe Kamer ’” (Muslimi)

Hutbeja thuhet pas namazit

Hytbja e namazit të Bajramit është sunet dhe po ashtu është edhe dëgjimi i saj. Ebu Seidi ka thënë: “Në ditën e Fitër Bajramit dhe të Kurban Bajramit, Profeti, a.s. shkonte në vendin e faljes dhe fillonte namazin. Kur mbaronte, ai kthehej nga njerëzit, ndërkohë që ata ishin ulur në rreshta, i paralajmëronte, i këshillonte dhe i nxiste ata të bënin vepra të mira…”
Ibni Abasi r.a. ka thënë: “Kam falur namazin e Bajramit me Pejgamberin, me Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin e të gjithë falnin namazin para hutbes.” (Buhariu, Muslimi)
Abdullah bin Seidi ka thënë: ”Unë e fala namazin e Bajramit me të Dërguarin e Allahut dhe kur ai mbaroi namazin tha: “Ne do të mbajmë një hytbe. Kushdo që dëshiron të qëndrojë, le të qëndrojë dhe kushdo që dëshiron të largohet, le të largohet.”

A ka namaz para dhe pas namazit të Bajramit

Nuk ka ndonjë bazë që ka ndonjë namaz sunet para apo pas namazit të Bajramit.
Ibni Abasi ka thënë se Pejgamberi a.s. ditën e Fitër Bajramit i fali dy rekate e asgjë para apo mbrapa. (Buhariu, Muslimi)

Namazi i Bajramit është i vlefshëm për burrat, gratë, fëmijët, udhëtarët, vendasit, njerëzit që falen me xhemat dhe njerëzit që falen vetëm. Gjithashtu ai është i vlefshëm nëse falet në shtëpi, xhami apo në një vend të largët të caktuar për namaz.
Kushdo që nuk arrin ta falë namazin e Bajramit me xhemat mund të falë dy rekate.

Falja (kaza) e namazit të Bajramit të humbur

Ebu Umejr bin Enesi transmeton:
“Xhaxhallarët e mi ensarë nga mesi i shokëve të të Dërguarit të Allahut më thanë mua: Hëna e muajit Sheval u fsheh nga ne, kështu që shokët tanë agjëruan. Më pas në fund të ditës, erdhën disa kalorës që i thanë Profetit a.s. se ata e kishin parë hënën natën e kaluar. Profeti a.s. i urdhëroi njerëzit ta ndërprisnin agjërimin dhe të dilnin në vendin e faljes së Bajramit ditën tjetër.” (Transmetojnë Ahmedi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe me një zinxhir sahih)
Në këtë hadith ka argument për ata që thonë se nëse njerëzit nuk e falin namazin për shkak të ndonjë arsyeje, atëherë ata mund të dalin dhe ta falin ditën tjetër.

Përgatiti: Fexhrie Kaçiu

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.