MЁNYRA E ABDESIT

 
Mėshira prej Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhammad al-Jibali   
e enjte. 11 tetor 2007



Bajrami është ditë e mbledhjes. Rrjedh nga fjala ‘ada (që do të thotë: kthim), sepse njerëzit i kthehen atij herë pas here.


Disa dijetarë thonë se rrjedh nga fjala ‘adah (zakon ose praktikë) sepse njerëzit janë mësuar ta festojnë atë. Shumësi i tij është a’yad.
Ibn ul-Arabiu ka thënë: “Është quajtur Eid (Bajram) sepse kthehet çdo vit me lumturi të shtuara. ”
Ibn ‘Abidayn ka thënë: “Ditët e Bajramit janë quajtur në këtë mënyrë sepse Allahu përsërit dhuratat e tij te ata; dhe Ai shpërndan bekimet e Tij te adhuruesit e Tij.
Kështu në Fitër-Bajram, Ai i lejon ata të hanë pasi kanë qenë të kufizuar prej ushqimit; dhe Ai i urdhëron ta japin sadakatul fitrin për nevojtarët.
Dhe në Kurban-Bajram, Ai i lejon ta përfundojnë Haxhin me Tavafin e fundit dhe Ai urdhëron të therret kurbani dhe të ndahet mishi i tij, etj.
Gjithashtu, është e zakonshme që njerëzit të jenë të kënaqur, të gëzuar dhe të festojnë gjatë ditëve të Bajramit.”

Dy Bajramet janë bekim nga Allahu

Enesi transmeton se gjatë ardhjes nga Medina, Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i gjeti njerëzit e saj duke festuar dy ditë (sipas disa dijetarëve ato ishin dy festa persiane, dita e Nejruzit dhe dita e Mihrajanit ku domethënia e tyre ishte mbajtur që nga xhahilijeti). Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur erdha te ju, ju i kishit dy ditë të cilat vazhduat t’i festoni nga xhahilijeti; vërtet Allahu ua ka zëvendësuar ato juve me diçka më të mirë: dita e Sakrificës (Kurbanit) dhe dita e Fitrit.”

Sheikh Ahmadi ‘Abdurrahman al-Benna ka thënë:
(Ato janë më të mira sepse), dita e sakrificës dhe ajo e Fitrit janë detyruar me ligj nga Allahu dhe ato janë zgjidhja e Tij për krijesat e Tij. Ato ndjekin përfundimin e dy prej shtyllave më të mëdha të Islamit, Haxhit dhe Agjërimit. Në këto ditë, Allahu i falë ata që e kryejnë Haxhin dhe ata që agjërojnë dhe Ai lëshon mëshirë mbi të gjitha krijesat e Tij të bindura.
Në anën tjetër, dita e Nejruzit dhe e Mihrajanit ishin sajuar prej njerëzve të atyre kohëve, për shkak të motit të mirë ose vlerave të kalimtare.
Dallimi në mes të dy rasteve është i qartë për ata që mendojnë rreth kësaj.”

Plotësimi dhe përsosja e Dinit

 Islami përmban udhëzim komplet dhe të përsosur për njerëzimin. Allahu thotë:
“... Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe... (Kur’an, 5: 3)

Islami nuk e neglizhon asnjë informatë të nevojshme për njerëzit për ta arritur lumturinë dhe për t’iu larguar së keqes, në të gjitha çështjet-të vogla ose të mëdha. Ai i informon ata prej çdo gjëje që t’i ruajë nga zjarri dhe i len ata brenda në kopshtet e Ahiretit. Ky ishte misioni i të gjithë profetëve, siç ka deklaruar Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zoti qofshin mbi të:
“Nuk ka pasur profet para meje, i cili nuk iu ka treguar atë çka është më e mirë popullit të tij dhe që nuk ua ka tërhequr vërejtjen nga ajo që është e keqe për ta.”
Ky ishte edhe misioni i të Dërguarit të fundit, siç ka thënë:
“Nuk ka asgjë që do t’iu dërgonte më afër Xhenetit dhe do t’iu largonte nga zjarri dhe e cila nuk iu është shpjeguar juve (prej meje).”
Disa mushrikë (adhurues të idhujve) u munduan ta përqeshin Islamin duke i thënë Selmanit:
“Shihet se profeti iu mëson juve çdo gjë, madje edhe si ta kryeni nevojën!” Selmani iu përgjigj me dinjitet:
“Po, vërtet! Ai na ndaloi t’i kthejmë fytyrat ose shpinën tonë nga Kibla kur kryejmë nevojën ose urinojmë, nga përdorimi i dorës së djathtë për ta fshirë veten, nga përdorimi i më pak se tre gurëve për ta pastruar veten (në mungesë të ujit), dhe nga përdorimi i plehut të kafshës ose eshtrave për t’u pastruar.” (Transmetuar nga Muslimi)
Me mbylljen e Urtësisë së Tij, Allahu bëri Shpalljen e Tij të fundit, Islamin, mesazh universal për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohët, pa ndonjë dallim:
“Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes...” (34: 28)
Gjithashtu, ky mesazh i rëndësishëm është ruajtur i paprekur me shekuj. Kjo është përmbushje e premtimit të Allahut.

Ne përfundojmë se:
a) Islami përmban udhëzim komplet dhe të përsosur për njerëzimin.
b) Islami nuk e neglizhon asnjë informatë që do të ishte e nevojshme për njerëzit për ta arritur lumturinë dhe për ta larguar dëmin, në të gjitha çështjet, qoftë ajo e vogël apo e madhe.
c) Islami është i vetmi udhëzim i bërë për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohët.
d) Islami ka qenë i ruajtur dhe do të mbetet i paprekur gjatë viteve, si i vetmi udhëzim i vërtetë, i aftë për t’iu ndihmuar dhe për t’i ruajtur njerëzit.

Festat janë pjesë e Dinit të plotë

Dëshmitë nga Kur’ani dhe Suneti vërtetojnë qartë se festat janë tipare të veçanta për çdo popull. Allahu thotë:
“Ne i kemi caktuar çdo populli vendtherrjen (e kurbanit), që ta përmendin emrin e All-llahut për arsye se i furnizoi ata me kafshët...”
“Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt e tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e sheriatit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në një rrugë të drejtë.” (22: 34, 67)
Nga hadithet autentike të cilët janë më sipër dhe më pas, është nxjerrur përfundimi se muslimanët kanë vetëm tri ditë festë, festën javore-çdo të premte dhe dy festat vjetore: Fitër-Bajramin dhe Kurban-Bajramin.

Kështu, festat-Bajramet janë raste krejtësisht fetare për muslimanët. Ato janë festat e vetme në Islam dhe u janë dhuruar muslimanëve nga Allahu. Kjo dëshmon dashurinë e Tij të madhe dhe mëshirën ndaj atyre që e mbështesin fenë e Tij të bekuar: Islamin.
Dhe, kur Allahu, më Bujari, dhuron diçka, ai e dhuron atë të plotësuar dhe të përsosur.
Në këtë mënyrë, Ai na dhuroi neve Bajramet, si edhe udhëzimet për festimin e tyre.

Koncepti islam i festimit

Islami i mëson muslimanët si t’i festojnë Bajramet. Në këto ditë, muslimanët pastrohen dhe veshin rrobat e tyre më të mira.
Edhe pse agjërimi nuk është i lejuar në ditët e Bajramit, pjesa kryesore e festimit nuk është ngrënia dhe pirja, është namazi që i bashkon muslimanët për t’i përkujtuar dhuratat e Allahut dhe ata festojnë Lavdinë dhe Madhështinë e Tij.
Bajramet dhe festimi i tyre në Islam përmbajnë kuptim të veçantë dhe shpirtëror. Ata janë tërësisht të ndryshëm nga festimet në popujt dhe kulturat e tjera.
Për popujt e tjerë, festa është rast për t’u zhytur në kënaqësitë e kësaj bote, ose për ta ngatërruar veten në vepra të ndaluara. Por jo për muslimanët!
Për muslimanët, Bajrami është rast i shtimit të veprave të mira. Çdo Bajram shënon përfundimin e një adhurimi të rëndësishëm dhe vendosmërinë e vazhdimit të adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut.
Në momentet e kënaqësisë ose pikëllimit ekstrem, muslimani kurrë nuk e harron madhështinë, fuqinë, lavdinë dhe vigjilencën e Krijuesit. Veprat e muslimanit janë gjithnjë të kontrolluara nga ky kujtim i vazhdueshëm.

Kështu, Bajrami nuk është rast për të marrë pushim prej përgjegjësive dhe angazhimeve islame, as për ta harxhuar kohën dhe paratë në shpenzime të tepruara.    

Përktheu: Fexhrie Kaçiu

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.