MЁNYRA E ABDESIT

 
Namazi i natės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e diel. 20 korrik 2014
 “Ata qenë të cilët pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.” (Kur’an, Edh-Dharijatë: 17-18)

 



 
Namazi i natës në Kur’an:

Muxhahidi dhe El Hasani kanë thënë se është për qëllim namazi i natës. Gjithashtu edhe Ibni Kethiri ka thënë se me këtë ajet është për qëllim namazi i natës, lënia e gjumit.
Allahu i ka përmendur në Kur’an ata të cilët bëjnë ibadet natën thotë: “Ata qenë të cilët pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.” (Kur’an, Edh-Dharijatë: 17-18)

Allahu i Lartësuar thotë: “(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet?...” (Ez Zumer: 9)

Namazi i natës në sunet:

I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka nxitur për kijamul lejl ka thënë: "Bëni kijam ai është traditë e salihinëve para jush, afrim te Allahu, t’i shlyen mëkatet, është pengesë nga mëkatet, largon sëmundjen nga trupi." (Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Argument që namazi i natës është i zgjedhur, janë fjalët e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, i cili ka thënë për Abdullahun: “Sa njeri i mirë është Abdullahu, vetëm edhe të ngritet natën edhe të falet.” (Muttefekun Alejhi)
Salimi, i biri i Abdullahut, ka thënë se Abdullahu pas këtyre fjalëve flinte vetëm një pjesë të shkurtër të natës.

Namazi i natës së të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të:

E ka urdhëruar Allahu i Lartësuar të Dërguarin e Tij me kijam, Allahu i Lartësuar thotë: "O ti i mbështjellë! Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën. Ose shto diç prej saj dhe Kura’nin lexoje me vëmendje." (El Muzemmil: 1-4)

Dhe thotë: "Dhe një pjesë të natës zgjohu me të (me Kuranin – namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm." (El Isra: 79)

Aishja, Allahu qoftë e kënaqur me të, ka thënë: "I Dërguari i Allahut falej natën derisa i enjteshin këmbët, i thashë atij: Pse e bën këtë o i Dërguari i Allahut, e Allahu ta ka falur të kaluarën dhe të ardhmen? E muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “A nuk duhet të jem rob falënderues?” (Muttefekun Alejhi)

Kjo argumenton se falenderimi nuk është vetëm me gjuhë, por është me zemër, me gjuhë dhe me gjymtyrë.

Hudhejfe ibn El Jemani ka thënë: "U fala me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, një natë, kur ai filloi leximin e sures El Bekare. Dhe unë thashë me vete: Ai do të bëjë ruku kur ta përfundojë, por ai vazhdoi pas saj suren En Nisa dhe e këndoi të tërën, pastaj filloi suren Ali Imran dhe e këndoi të tërën. Ai këndonte ngadalë, kur vinte në ajetin ku madhërohet Zoti, e madhëronte Zotin, sa herë që vinte në ajetin e lutjes ndalonte dhe bënte lutje, dhe kur kalonte te ajetet në të cilin kërkohet mbrojtje, ndalonte dhe kërkonte mbrojtje Allahut…" (Muslimi)

Ibni Haxher ka thënë se në këtë hadith ka argument se që i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, është përcaktuar për zgjatjen e namazit të natës. Ibni Mesudi atëherë ishte i fortë dhe ishte i përkushtuar në pasimin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, por me siguri nuk do t’i shkonte ndërmend të ulej sikur i Dërguari i Allahut të mos kishte qëndruar jashtëzakonisht gjatë në kijam.


Faktorët lehtësues për kryerjen e namazit të natës:

Ebu Hamid El Gazali i ka cekur faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të cilët lehtësojnë namazin e natës.

Faktorët e jashtëm:

Të mos hahet dhe pihet shumë, sepse njeriu nuk i bën dot ballë gjumit dhe i rëndohet namazi i natës.
Të mos lodhet shumë gjatë ditës në atë që nuk i bën dobi.
Të flejë gjate ditës (pas namazit të drekës) sepse kjo e ndihmon për zgjuarjen në namazin e natës.
Të mos veprojë mëkate gjatë ditës, sepse bëjnë që të humbet namazi i natës.

Katër faktorët e brendshëm:

Pastrimi i zemrës nga zilia ndaj muslimanëve, nga risitë dhe kureshtjet e panevojshme të kësaj bote.
Frika dhe shpresat e shkurtra.
Të kuptuarit e vlerës së namazit të natës.
Dashuria ndaj Allahut dhe imani i fortë.

Përktheu: Merita Rexha
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.