MЁNYRA E ABDESIT

 
Disa fjalė rreth kuzhinės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhria   
e premte. 25 gusht 2006
 
Kuzhina është vendi ku përgatitet ushqimi, prandaj duhet të ketë një higjienë të lartë dhe të jetë e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme.

Ushqimi duhet të jetë i lehtë dhe i shëndoshë, i shijshëm dhe nxitës.

Shpeshherë amvisja ia bën vetes pyetjen se si të gatuaj për çdo ditë ushqim të shijshëm dhe të llojllojshëm për familjen e veçanërisht kur ka mysafirë.

Që të mos mungojë rezultati i përgatitjes së ushqimit, amvisja duhet të ketë dëshirë dhe vullnet për këtë punë.

Gjatë përgatitjes së gjellëve, qëllimi kryesor është ruajtja e vlerave ushqimore dhe dhënia e një shijeje sa më të këndshme.

Për të pasur një shëndet të mirë e trup normal nuk duhet tejkaluar me ushqim madje as moshat e reja.
Allahu i Madhëruar thotë:
”… Hani dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)” (Kur’an 7:31)
Gjithshtu, Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë:
”Njeriu nuk mbush dot enë më të dëmshme sesa stomakun. Njeriut i mjaftojnë vetëm disa kafshore që ta mbajë kurrizin drejt. E nëse është e domosdoshme të hajë më shumë, atëherë le ta lërë një të tretën për ushqim, një të tretën për pije dhe një të tretën për frymëmarrje.”

Recetat e gatuara mirë janë sikur pikturat e mira: “Mund të shijohen, por nuk mund të shpjegohen.”
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.