MЁNYRA E ABDESIT

 
Dashuria e vertete PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Selman el-Aude   
e diel. 30 shtator 2007

 

 


“O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!”

(Et-Teube: 119)

Shumica dashurinë e vërtetë e kuptojnë vetëm, kryesisht, si sinqeritet të gjuhës. Mirëpo, dashuria e vërtetë është drejtim i përgjithshëm dhe një prej karakteristikave të personalitetit musliman, në aspe­ktin e jashtëm dhe të brendshëm, në fjalë dhe vepra.

1. Dashuria e vërtetë në praktikimin e fesë

Po të ishin të drejta rrëfimet njerëzore për fenë, patjetër do të ishin të bazuara në sinqeritetin ndaj Allahut, [subhanehu ve teala] dhe jo në dy­fy­ty­rë­si­në, gënjeshtrën dhe vardisjen. Prandaj, dashuria e vërtetë në Kur’an është vendosur në pozitë kun­dër­shtuese kundrejt dyfytyrësisë (nifakut).

“Që Allahu t’i shpërblejë të vërtetit për sin­qeritetin e tyre kurse hipokritët t’i ndë­shkojë...”

(El-Ahzab: 24)

Përkrah sjelljes së jashtme formale të Islamit, ekziston edhe ajo e brendshmja, besimi në Allahun, Ditën e Gjykimit, Melekët, Librat e shpallur, dhe Fe­rrëfyesit. Aspekti i jashtëm, patjetër duhet të jetë në përputhje me atë të brendshmin. Këtu, me të vërtetë mund të bëhet një ndër kurthet e sinqerta të shej­ta­nit, ku thirrësin e shtien t’i lënë disa prej veprave të mira të jashtme, me pretekst se brendësia e tij nuk është e tillë, duke i thënë: “Mos e bëj këtë dhe këtë, që njerëzit me ty të jenë në mashtrim!”

Kjo me siguri është një gabim i madh. Më të vër­tetë, veprën e mirë që e bënë me pjesët e tua të tru­pit, është shkak i rregullsisë dhe sinqeriteti të zem­rës sate, përderisa nuk do ta bësh atë për prestigj, shtirje ose për t’i gënjyer besimtarët.

2. Sinqeriteti në të folur

Sinqeriteti në të folur, qartë e shpreh pers­o­na­li­tetin, besimin, mençurinë dhe bujarinë. Kurse ndaj gënjeshtrës zhytet vetëm i pafati, i padëshiruari dhe i paautoritetshmi. Natyrshmëria e drejtë (fitra) e urren dhe largon gënjeshtrën, prandaj Shpallja Hyj­nore është e vetmja që ndalon dhe gjykon ndaj gë­njeshtrës.

Çfarë mendoni për thirrësin? A mundet të pra­nohet se prej tij mund të vijnë gënjeshtra? Jam i bin­dur, dhe me dëshirën e Allahut të themi: Jo! Por...

Kemi thirrës të cilët shumë e përdorin shtirjen (et-tevrije), por sinqerisht e flasin atë që e mendojnë, e që më vonë, prej njerëzve zbulohet se me të vër­te­të gabimisht i kanë kuptuar ata, ku më vonë pason akuza dhe gënjeshtra. Përdorimi i shumtë i shtirjes shpie deri te toleranca e disa “gënjeshtrave” më të vogla, me arsyetim se ato janë të mira në përgjithësi. Prandaj, është mirë që të ruhemi nga to.

Thirrës i nderuar, kur situata do të kushtëzojë të përdorësh gënjeshtra, mos e bëj atë, përkujto fjalët e Ebu Sufjanit kur para Heraklit u pyet për Pej­gam­be­rin e Allahut, e ai tha:

“Betohem në Allahun, sikur të mos më vinte turp prej meje të gënjejë, unë do të kisha gënjyer”.

Ky njeri, edhe pse atëherë ishte politeist, edhe krahas nevojës së madhe për të gënjyer, nuk pati guxim të gënjejë prej frikës se ajo gënjeshtër do të përhapet prej tij, që më vonë do të turpërohet për shkak të saj. E dimë se sot, besnikëria e thirrësit është bërë shënjestër e shumë shigjetave. Prandaj obligim i thirrësve është ta mbyllin derën prej nga vjen stuhia, që të jetojnë në qetësi dhe mirëqenie.

3. Sinqeriteti në vepra

Veprat e njeriut duhet të jenë të sinqerta, për hir të Allahut të Madhërishëm dhe të pastra nga shtirja dhe dëshirës për syefaqësi.

“... e kush është që shpreson takimin me Zo­tin e vet, le të bëjë vepër të mirë dhe në adhu­rim ndaj Zotit të tij të mos e përziej askënd”

(El-Kehf: 110)

“... për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë”

(El-Mulk: 2)

El-Fudajl ibën Ijadi thotë: “Kush është nga jush që bën vepra më të mira” e kjo është, ai i cili është më i sinqerti dhe më i drejti. Është thënë: “O Ebu Ali, çfarë do të thotë më i sinqerti dhe më i drejti?” Ai u për­gjigj: “Nëse vepra është e sinqertë, por jo e drejtë (sipas Kur’anit dhe Sunnetit) nuk do të pranohet. Vepra nuk është e mirë, nëse s’është e sinqertë dhe e drejtë. Sin­qe­ri­tet në vepra nënkupton, qartësi dhe largim nga secila gë­njeshtër dhe paqartësi.

Ebu Davudi dhe En-Nesaiu transmetojnë se Othman ibën Affani [radijallahu anhu] ka ardhur te Pejgamberi i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] së bashku me Abdullah ibën Sa’d ibën Ebi-Serhanë, gjaku i të cilit ka qenë i lejuar, ku Abdullahu tha: O Pejgamber i Allahut merre premtimin prej meje! Pej­gam­beri i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] e ngriti kokën dhe tri herë e shikoi duke refuzuar ta marrë premtimin prej tij. Mirëpo pas radhës së tretë, mori betimi e tij dhe pastaj shkoi te sahabët dhe u tha: “A nuk kishte ndonjëri prej jush, të aftë, që të ngrihet dhe ta mbys atë kur refu­zo­va t’i jap fjalën e besës? U përgjigjën: Ne nuk dinim se çfarë fshihej në veten tënde, pse nuk na dhe shenjë me sy­rin tënd?” Atëherë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha:

“Asnjërit prej pejgamberëve nuk i takon që të ketë sy mashtrues”.

Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka qe­në i sinqeriteti deri në këtë shkallë, në veprat e tij, nuk ka qenë i kënaqur që edhe armiku i tij, ku gjaku i është lejuar, të vritet tinëzisht duke dhënë shenjë me sy. Prandaj, politeistët në fillim të Islamit, s’mundin ta akuzojnë për gënjeshtër, por thoshin se është poet, magjistar dhe i çmendur, por kur e hum­bën durimin dhe arsyen, dhe kur të gjitha kom­plo­tet u treguan si të paafta, ata thanë: “Gënjeshtar”. Mirëpo, vështirë që e besoi dikush!

Transmeton Et-Tirmidhiu prej Abdullah ibën Selamit [radijallahu anhu] i cili ka thënë: “Kur Pej­gamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] erdhi në Medine, njerëzit i besonin. Është thënë: “Ka ardhur Pejgamberi i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]! Ka ardhur Pej­gamberi i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]! Ka ar­dhur Pejgamberi i Allahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]! Unë dhe disa njerëz erdhëm që ta shohim (Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]), kur mundesha të shikoj në fytyrën e tij, më shfaqej se ajo s’është fytyrë e ndonjë gënjeshtari. Gjënë e parë që e tha ishte: “O njerëz, për­ha­peni selamin, ushqejeni të varfrin, faluni kur të tjerët fle­në, do të hyni në Xhennet të qetë”.

Sinqeriteti i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kalon prej zemrës në gjuhë dhe në pjesët e tjera të trupit, kjo sidomos theksohet në fytyrën e tij të mirësjellshme. Po të shikosh në nurin dhe natyr­sh­mërinë e shfaqur, do të lexosh në të sinqeritet dhe do të njoftohesh se fytyra e tij nuk është fytyrë e një gënjeshtari.

Ne kemi nevojë për këtë lloj të thirrësve që i ja­pin përparësi sinqeriteti, në veprat dhe fjalët e tyre, ashtu që dashuria e vërtetë të bëhet ndjenjë e bren­d­shme e tyre, që qarkullon në enët e gjakut dhe ndri­të në fytyrat e tyre. Atëherë kur njerëzit i shikojnë duhet të thonë: “Këto nuk janë fytyra të gë­nje­shta­rë­ve”.

Gjithashtu, kemi nevojë për thirrës që pajisen me sjellje të mirë, të cilët janë të gatshëm t’u japin përparësi tjerëve, t’i nderojnë, të jenë të qën­dru­e­shëm me fjalime të matura, në të gjitha situatat, ashtu që njerëzit ta hetojnë këtë dhe të thonë: “Ky është moral i pejgamberëve”.

Sinqeriteti ynë, në bartjen e kësaj detyre, thirrjen islame (da’ven), i tërheq njerëzit ta pranojnë dinin islam. Nuk na takon të jemi sikurse artistët e teatrit, që para njerëzve paraqiten në formën joreale. Të ti­llët zbulohen shpejtë dhe njerëzit largohen prej tyre.

Transmetohet për njërin nga të parët tanë të drejtë, se në ligjëratat e tij, ka ditur si t’i shtyjë nje­rë­zit që të qajnë, saqë janë dëgjuar shumë të qara dhe ofshama. Ndonjëherë, në ligjëratat ka folur dikush që ka pasur dituri më të madhe dhe më një gjuhë dhe shprehje më të mirë, mirëpo zemrat nuk i ka kapluar dhe sytë nuk kanë lotuar. Djali i tij e pyeti për këtë, kurse ai u përgjigj: “O djali im, nuk është e njëjtë që me mashtrim, sikurse me sinqeritet të vër­tetë, t’i shtysh t’i kaploi njerëzit mërzia”.

Prandaj, mjeti më i mirë për suksesin e thirrësit është sinqeriteti në praktikimin e thirrjes (da’ves), dhe mundi në këtë rrugë. Sinqeriteti në të folur dhe vepra, duhet të jetë drejtim dhe karakteristikë the­melore e thirrësit. Nuk janë të rëndësishme aq fjalët e ëmbla dhe tejet të zbukuruara, sa është e ne­voj­shme posedimi i sinqeritetit. Thirrësi duhet të jetë tërësisht i qëndrueshëm psikikisht dhe të flet me mund dhe përkushtim. Qëmoti është thënë: “Kur fjala del nga zemra, ndikon në zemrën e atij që dë­gjon, e në qoftë se del nga gjuha, arrin vetëm te ve­shi i tij”.

 

Marrë nga libri “Ahlaku i thirrësit” të autorit Selman el-Aude, botuar nga Klubi Studentor


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.