MЁNYRA E ABDESIT

 
Er-Rabia bintu Muauedhi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 29 shtator 2007


Babi i saj quhet Muauedh bin Afra dhe ka marrë pjesë në betejën e Bedrit. Bashkës
horti i saj është Ijas bin El Bekir El Lejthi, ndër muhaxhirët e shquar.

I Dërguari i Allahut ka qenë i pranishëm në dasmën e saj. Rabia tregon për martesën e saj: “Hyri në dhomën time i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ditën e martesës sime dhe u ul në shtratin tim. Ne kishim dy robëresha, të cilat i binin defit dhe vajtonin baballarët që ishin vrarë në luftën e Bedrit. I Dërguari u tha: “Çfarë po thoni?” Thanë: “Është një i Dërguar që e di se çfarë do të ndodhë nesër.” I Dërguari u tha: “Mos e thoni këtë.”

Transmetohet se Muhamed bin Amar bin Jasiri ka thënë: “I thashë Rabia bint Muauedhit: “Ma përshkruaj të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.” Ajo tha: “Kur e sheh, është sikur po sheh Diellin kur lind.”

Rabia thotë: “Luftonim me të Dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. U jepnim për të pirë njerëzve, u shërbenim dhe transportonim të vrarët dhe të plagosurit për në Medinë.”

Rabia është njëra prej atyre që kanë bërë betimin e Ridvanit nën lis, duke i dhënë besën të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.

Një numër sahabësh shkonin te Rabia dhe e pyesnin rreth rregullave të fesë. Ajo ka transmetuar atë që gjendet në dy Sahihat (e Buhariut dhe të Muslimit), ku thuhet: “I Dërguari i Allahut ka dërguar lajmëtarë në ditën e Ashures te fshatrat e ensarëve për t’u thënë: “Kush është gdhirë dhe ka ngrënë, le të agjërojë pjesën tjetër të ditës dhe kush është gdhirë agjërueshëm, le ta vazhdojë agjërimin.”

Rabia tregon: “Agjëronim dhe bashkë me ne agjëronin edhe fëmijët tanë. U bënim atyre nga një lodër prej leshi dhe nëse ndonjëri prej tyre qante për ushqim, ia jepnim atë derisa të vinte koha e iftarit.”

Rabia bintu Muauedhi ka vdekur në kohën e kalifatit të Abdul Melik bin Mervanit, në vitin shtatëdhjetë e diçka.

Perktheu: Merita Rexha

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.