MЁNYRA E ABDESIT

 
Llojet e Teuhidit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 24 shtator 2007

                                      Llojet e Teuhidit

Besimi në Allahun, i cili përbën  themelin e bazave të besimit ngritet mbi tre parime, e nuk është besimtar ai i cili nuk i beson ato.
Ato janë: Besimi në njësimin e Allahut si i vetmi Zot (Krijues, Sundues),
besimi në njësimin e Allahut duke e veçuar atë me Emrat dhe Cilësitë e Tij dhe besimi në njësimin e Allahut si i vetmi  i Adhuruar (i Cili e meriton të adhurohet).
Pra, Teuhidi ndahet në tre lloje, apo tre pjesë:
1. Teuhidi rububijje-Njësimi i Allahut të Madhëruar në Zotërimin e Tij,
2.Teuhidi uluhijje- Njësimi i Allahut si i vetmi i Adhuruar i vërtetë.
3.Teuhidi el esma uessifat-Njësimi i të Lartëmadhëruarit duke e veçuar atë me emrat dhe cilësitë e Tij.
Ai i cili nuk beson në këto tre lloje të Teuhidit, nuk është njësues, madje ai nuk është as besimtar që beson në Allahun e Lartmadhëruar, pasi besimi në Allahun nuk themelohet dhe nuk ngrihet pa këto tri shtylla.
Njësimi i Allahut në zotërim- është: njësimi, veçimi i Allahut me krijim, furnizim, rregullim, dhënie të jetës, marrje të jetës dhe zotërim.Me të është për qëllim të pohosh me bindje të thellë dhe besim të plotë se vetëm Allahu i Mdhëruar është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë me krijesat e Tij. S’ka krijuers përveç Tij, s’ka kush jep jetë dhe përcakoton vdekje perveç Tij dhe askush përveç Allahut nuk komandon në Gjithësi. Themeli për konceptin e njësisë së Zotit ‘Rububije’ mund të gjendet në shumë ajete kuranore P.sh. Allahu thotë në Kuran: “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje, Ai është Mbikqyrës dhe çdo gjë varet prej tij” (Ez-Zumer: 62)
Në shumicën e rasteve, këtë Njësim nuk e mohon kush përveç ndonjë mllefqari (inatçiu) dhe kryeneçi.
Edhe Faraoni  në vetvetën dhe brendësinë e tij e pohonte se Zoti i botëve është Allahu. Miërpo kjo nuk mjafton për arritjen e shpëtimit dhe për përmbushjen e Njësimit. Ai i cili e njëson Allahun vetëm në Zotërim, mirëpo nuk e veçon Atë me adhurim, ky person nuk është besimtar dhe as njësues i Allahut. Po ashtu edhe idhujratët e besonin se Allahu është Ai i cili i krijoi, i furnizoi, mirëpo, në të njëjtën kohë, ata gjatë adhurimit i shoqëronin Atij shok, duke thënë: “Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, por vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut.” Këta idhuj, ata i morën për ndërmjetës mes tyre dhe Allahut, pasi sipas pretendimit të tyre, gjoja ata po i afrohen më afër Allahut të Lartmadhëruar. Kështu që, ata zgjodhën si mënyrë për t’iu afruar Allahut, atë vepër e cila më së shumti do t’i largonte prej Tij, pra të shoqëruarit shok Allahut.
Njësimi i All-llahut në adhurim- është njësmëria e Allahut, azze ue xhel-le, me adhurim (ibadet). Në atë mënyrë që njeriu të mos marrë tjetër përveç Allahut, subhanehu ve teala, për ta adhuruar dhe për t’u afruar tek ai.  Ky lloj i Teuhidit përbën edhe kuptimin e vërtetë të fjalës “La ilahe il laAllah”. Është për qëllim veçimi i Allahut të Madhëruar me adhurim, përkushtimi i fesë vetëm Atij dhe refuzimi i idhujtarisë dhe idhujtarëve, pra të mos adhurojmë askë tjetër përveç Allahut, të mos i lutemi, të mos i kërkojmë ndihmë tjetër kujt përveç Allahut.
Të mos betohemi për askë tjetër përveç Allahut. Të mos kërkojmë mbështetje, përkrahje, ngadhënjim dhe shpëtim nga skush tjetër përveç Allahut. Thotë Allahu i Madhërrishëm në Kuran: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djaje (adhurimit të tyre)! (6, 36)
“Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” (51, 56)
Për këtë lloj të teuhidit janë munduar më së shumti pejgamberët me popujt e tyre, janë munduar që ta mësojnë njeriun se nuk guxon të drejtojet me ndonjë lloj prej ibadeteve dikujt tjetër përveç Allahut, nuk guxon guxon t’i drejtohet as ndonjë meleku të afërt, ndonjë pejgamberi të dërguar, evlijasë dhe askujt prej krijesave, ngase adhurimi i kushtohet vetëm Allahut.
Njësimi i Allahut në emra dhe cilësi –besimi i Ehli Sunnetit lidhur me emrat dhe cilësitë e Allahut, subhanehu ve teala, është pohimi i të gjithë atyre emrave dhe cilësive të cilat Allahu  i ka pohuar  Vetvetes apo në Sunnetin e Resulullahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pa kurrfarë ndryshimi, mohimi, përshkrimi apo përngjasimi.
Është e domosdoshme të besohet ajo me të cilën Allahu subhanehu ve teala, e ka emërtuar ose cilësuar Veten në mënyrën e vërtetë si kuptohen ato emra dhe cilësi e jo si alegori, dhe kjo pa kurrëfarë përshkrimi të mënyrës e pa asnjë lloj përngjasimi.
Transmetohet në dy “Sahihat” si dhe në libra të tjerë, prej hadithit të Edu Hurejras, se Profeti sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet, Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, njëqind pa një. Kush i përmbledh ata, ka hyrë në xhenet.”
“Kush i përmbledh ata” duhet kuptuar drejt. Disa prej muslimanëve në xhepat e tyre mbajnë një letër ku shkruhen nëntëdhjetë e nëntë emra, pastaj ata e nxjerrin letrën nga xhepi dhe e lexojnë në mëngjes e në mbrëmje. Resulullahu me fjalën e tij “kush i përmbledh ata” nuk ka patur për qëllim që ato të shktuhen në ndo një fletë dhe të përseritën derisa të mësohen përmendësh. Ata kujtojnë se kjo është ajo përmbjedhja e duhur e përmendur në fjalën e tij: “Kush i përmbledh ata, ka hyrë në xhenet”.
Dijetarët kanë thënë: “Me fjalën “përmbledh” në hadith është për qëllim zbatimi i tri çështjeve, në mënyrë që njeriu të jetë përmbledhës i tyre ashtu siç duhet:
1. T’i mësoje përmendësh ata
2. Kuptimi i domethënies së tyre dhe
3. Të plotësoj adhurimin përkatës të secilit prej tyre
P.sh. mëson prej emrave të Allahut “Dëgjuesi” pas kësaj kupton edhe domethënien e tij. Kuptimi i tij është: “Vërtetimi i Dëgjimit si cilësi e Allahut të Lartmadhëruar, në atë mënyrë e cila i ka hije Madhështisë dhe Krenarisë së tij, si dhe të besuarit se i dëgjon njëkohësisht të gjitha zërat, sado shumëllojshme të jetë kërkesat e njerëzve dhe sado të ndryshme të jenë gjuhët e tyre.
Allahu i dëgjon të gjitha zërat, kështu që ti, përderisa beson në emrin e Tij “Dëgjuesi” duhet të besosh edhe në të cilësuarit e Tij me dëgjim, e psai që beson se dëgjimi ësht prej cilësive të Allahut, gjë e cila është edhe kuptimi i emrit “Dëgjues” atëherë adhuroje Allahun ashtu siç kërkohet prej saj. E ajo që kërkohet është që Zoti yt të mos dëgjoj prej teje veçse atë çka ty do të vinte mirë ta dëgjonte nga ti, si fjalët me vend, thëniet dobiprurëse, përmendjes së Tij me madhërim dhe të folurit për çështje të dobishme.
Ështe e dosdoshme që duke besuar në emrat e bukur të Allahut ta plotësojmë edhe adhurimin e duhur për secilin emër.
Besimi në emrat e bukur të Allahut bazohet në tri parime:
1. Besimi në vetë emrin.
2. Besimi në cilësinë e cila përfitohet prej emrit.
3. Besimi në gjykimin si dhe praktikimi i adhurimi përkatës të atij emri, duke e njohur me madhështi dhe përulje pozitën e Tij.
                                                                

                                                                              

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.