Ec e mos iu ngjaj melekeve |
|
|
|
Shkruar nga Valbona Kelmendi
|
e shtunė. 22 shtator 2007 |
Fillimin po ia lëshojmë vendin hadithit të Muhammedit alejhi selam i cili thotë: “Ai i cili i ka dy ditë të njejta, ai është në humbje të sigurt” Për ta thyer dhe zhdukur këtë gjendje të mjerueshme nga vetja, padyshim që kërkohet mjeshtëri nga dija. Por për të qenë i ditur dhe mjeshtër i saj kërkohen dy gjëra; lufta ndaj egos (nefsit) dhe durimi. Që të dyja paralelisht duhet të kultivohen në qenien e njeriut, e që pastaj të vjelet prej tyre. Nëse flasim për të parën (luftën ndaj egos) do të detyrohemi të themi të vërtetën për te, se egoja posedon vetëm cilësi të ulëta dhe të këqija, ndërsa për njeriun besimtar është obligim që të largohet dhe të pastrohet prej tyre. Për këtë thotë Muhammedi alejhisselam: “Luftëtar në rrugën e All-llahut është ai i cili lufton me vetën e tij për hirë të All-llahut.” Do të thotë, për te mos qenë i humbur dhe për te mos i ngjarë meqaleve të cilat nga moslëvizja e ujit kundërmojnë erë të keqe dhe të padurueshe, duhet të kemi dije dhe me dije ta luftojmë të keqën. Lidhur me këtë urtia e Shejh nablusit thotë: “Xhihadi i nefsit është adhurim, nuk arrihet vecse nëpërmjet dijes, dhe ajo është farz për cdo person.” Luftën ndaj vetës nuk duhet keqkuptuar sic ndodh te shumë njerëz. Me këtë duhet nënkuptuar që ne t’i përmirësojmë cilësitë e gabuara dhe t’i kthejmë në atë gjëndje sic i don All-llahu e që kënaqet me to. Ngaqë All-llahu na e tërheqë vërejtjen për dëmin e pasimit të nefsit , ku thotë: “Me të vërtetë nefsi (egoja) urdhëron për keq.” (Jusuf: 53) Andaj nëse pasohet ky gjest , asesi s’ka mundësi të zhvillohet pa i shkelur dispozitat fetare, kurse shkelja e ligjit fetar të shpie drejt humbjes së madhe. Vlera e dijës është aq e madhe, sa është vetë vlera e njeriut besimtar. Hasan Basriu (All-llahu e mëshiroftë) thotë: “Sikur te mos ishin diejtarët, do të bëheshin njerëzit si egërsira.” Ndërsa Ka’bi (All-llahu e mëshiroftë) thotë: “All-llahu i Madhëruar i inspiroi Musait: “O Musa mëso të mirën dhe mësouja atë njerëzëve, pasi Unë i ndricoj varret mësuesit dhe nxënësit e dijës në mënyrë që të mos ndihen të vetmuar në to.” Duke u bindur se dituria qenka thesari më i cmuar si dhe qenka dicka që nuk blihet, nuk dhurohet, nuk vjedhet e as nuk konsumohet, por qenka dicka që arrihet me punë. Si dhe dija me vlerën e saj që ka pa e transformoka njeriun në tjetër person duke i dhënë mundesinë që ta ndryshoje personalitetin e tij dhe po i jepka shansin të jetë aty ku duhet qenë dhe aty ku e kërkon nderi njerëzor. Andaj, jo rastësisht paska thënë Muhammedi alejhisselam që mos t’i kemi dy ditë të njejta por të angazhohemi me nxënie të dijës dhe duke patur durimin maksimal për nxënie të saj. Për fund e lus All-llahun e Madhëruar që të na i ndricoje të dy botët. Amin! |