MЁNYRA E ABDESIT

 
Kėshilla pėr gruan PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Rejhane Haxhiu   
e enjte. 20 shtator 2007


E pyetën shejh Salih el Feuzan: 
Cilat janë rrugët më të mira të cilat e 
çojnë gruan për në adhurim dhe bindje 
në muajin e Ramazanit?

U përgjigj Allahu e ruajte: Rrugët të cilat e shtyjnë muslimanin burrë qoftë 
apo grua për në adhurim dhe bindje në këtë muaj janë:

E para: Frikësimi ndaj Allahut të Madhëruar, dhe besimi se Ai me të vërtetë 
është i Dituri ndaj roberve të Tij dhe do t'i logarise të gjitha punët, fjalët 
dhe nijetet (qëllimet) e tyre. Nëse muslimani ndjenë këtë ndjenjë atëherë 
angazhohet me adhurime dhe lënien e kundërshtimeve si dhe shpejton për 
kërkimin e faljes.

E dyta: Shtimi i përmendjes së Allahut dhe leximi i Kur'anit, sepse ajo e bënë 
zemrën të butë. Allahu i Madhëruar thotë: "Ata që besuan (në Njësinë e 
Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje
duke përkujtuar Allahun; Nuk ka dyshim se me përkujtimin e Allahut vertet 
që zemrat gjejnë prehje."  (err-Rrad: 28)
Ndërsa në suren Enfal ajeti 2 Allahu thotë:  "E besimtarë janë vetëm ata të
cilët, kur përmendet Allahu, ndjejnë frikë në zemrat e tyre."

E treta: Largimi i shkaqeve të cilat e ngurtësojnë zemrën, dhe e largojnë nga 
Allahu, dhe ajo është çdo e keqe dhe përzjerja me të këqinjtë, ngrënia e  të
ndaluarës, dhe shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut, dhe shikimi i filmave të 
pisët dhe prishës të moralit.

E katërta: Qëndrimi i gruas në shtëpi dhe mos dalja e saj nga ajo, vetëm se 
me arsye.

E pesta: Gjumi natën, sepse ai të ndihmon në ngritjen herët në fund të 
natës, dhe e lehtëson gjumin e ditës, dhe kryerjen e namazeve në kohët 
e tyre, dhe ekalon kohën në adhurime.

E gjashta: Ruajtja e gjuhës nga thashethemet, përgojimi, dëshmia e rremë, 
fjalët e ndaluara dhe angazhimi i saj në punë më përmendjen e Allahut.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.