MЁNYRA E ABDESIT

 
Gjykime pėr agjėrimin e gruas PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Rejhane Haxhiu   
e diel. 16 shtator 2007


1-Agjërimi është adhurimi i Allahut me lënien 
e ushqimit nga lindja e agimit  deri në perëndimin 
e diellit.

2-Agjërimi i muajit të Ramazanit është shtyllë nga shtyllat e Islamit, 
kush e mohon atë ai ka mohuar dhe ka dalë nga islami.
3- Detyrohet agjërimi për çdo muslimane që ka arritur pjekurinë, që është e
logjkshme, vendase (që s'është në udhëtim), e shëndetshme (jo e sëmurë),
 e pastër (nga mestruacioni dhe lehonia).
4- Arrine gruaja pjekurinë me ardhjen e një prej këtyre shenjave:
b- Shfaqja e qimeve në sqetulla  dhe organ.
c- Dalja e spermës.                                  
d- Ardhja e mestruacionit dhe shtatzënia.
Kur të shfaqet një prej këtyre katër shenjave asaj i bëhet detyrë agjërimi.
5- Nëse i vjen një vajze një prej këtyre shenjave gjatë ditës e ka detyrë 
agjërimin e pjesës së mbetur nga dita, sepse ajo u bë prej që e kanë obligim 
agjërimin dhe nuk i kërkohet shlyerja e asaj që i ka kaluar nga muaji.
6-Ajo që është me mestruacione apo me lehoni e ndalon agjërimin dhe e 
shlyen atë dhe nuk lejohet që ajo të agjërojë.
7- Ajo që është me mestruacione dhe lehona kanë të njëjtin gjykim, sepse
 gjaku i lehonis është i njëjë si gjaku i mestruacionit, gjykimi i tyre është i 
njëjtë, gruaja që është agjërueshëm nëse e sheh këtë gjak (të mestruacionit 
ose të lehonis ) në një pjesë të ditës i prishet agjërimi i kësaj dite, si do qoftë 
e gjeti në fillim të saj apo në fund, edhe sikur të jetë afër me perëndimin e 
diellit. I detyrohet asaj kompesimi i kësaj dite.
8- Nëse pastrohet gruaja nga metuacioni ose lehonia gjate ditës, nuk i 
detyrohet asaj agjerimi i pjesës së mbetur nga dita sipas mendimit më të saktë
të dijetarëve.
9-Gruaja me mestruacione nëse shikon shenjën e bardhë (shenja e bardhë 
është lëng që e nxjerr mitra pasi mbaron mestruacioni) mëson se ajo është 
pastruar,kështu që bën nijet që në darkë se do të agjërojë por nëse nuk ka 
shenjëpastrami merr një copë pambuku ose diçka të ngjashme me të dhe 
e vendos nëbrëndësi të organit nëse del i pastër agjëron, por nëse i kthehet 
gjaku i mestruacionit e ndalon atë.
10- Më mirë për gruan është që të qëndroj në natyrshmërinë e saj dhe të 
mospërdori çka e pengon mestruacionin edhe për shkak të adhrimit.
11Nëse pastrohet lehona përpara dyzet ditëve vazhdon agjërimin dhe lahet 
për namaz, por nëse i kalon dyzet ditët, bënë nijet agjërim dhe lahet dhe e
konsideron atë (gjakun) istihada (gjak që del si shkak i plagëve dhe që nuk e 
pengon gruan nga adhurimet) vetëm nëse koha i korespondon me kohën e 
mestruacionit të saj të zakonshëm. Atëherë ai është mestruacion dhe kështu 
ajo nuk agjëron.
12- Dalja e gjakut të istihadës nga gruaja nuk e prish agjërimin, agjërimi i 
saj është i saktë me daljen e tij, sikurse nuk ndalon nga namazi, tavafi, 
burrin ndaj saj, sepse ska përcaktim për të dhe ai është i vazhdueshëm. 
Ai është gjak që del për shkak të plagëve dhe hemoragjive.
13- Nëse gruaja e pastër ndjen se po i vjen mestruacioni ose ndjen dhimbjet e 
tij dhe ajo është agjërueshëm porse nuk i del gjë (gjak) vetëm se mbas 
perëndimit të diellit atëherë agjerimi i saj është i saktë.
14- Nëse një grua është shtatzënë dhe del prej saj gjak dhe ajo është 
agjeruashëm atëherë agjërimi i saj është i saktë sepse ai s'është gjak
mestruacioni, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.
15- Nëse lind (ose agon) agimi dhe ajo është me mestruacion nuk i quhet 
asaj agjërimi i kësaj dite edhe nëse pastohet mbas agimit të sabahut 
për një moment.
16- Shtatzëna dhe ajo që ka foshnje në gji nëse e prishin agjërimin në 
ramazan sidoqoft frikë për veten e tyre apo për fëmijën  nga agjërimi i 
ramazanit për to është vetëm zëvendësimi (pra vetëm agjërimi i diteve të 
lëna).
17- Ato çka e prishin agjërimin janë tetë:
a)- Marrëdhëniet seksuale.
b)- Dalja e spermës për shkak të ledhatimit apo puthjes.
c)- Ç'do gjë  që konsiderohet ushqyese si p,sh gjilpërat ushqyese ose marrja e 
gjakut, sorumet.
d)- Nxjerrja e gjakut me hixhame ose pastrim gjaku.
e)- E vjella me provokim (me dashje).
f)- Ardhja e mestruacionit ose lehonisë.
g)- Braktisja e fesë (Dalja prej saj).
18- Kush dëshiron të kryej marrdhënie me gruan e tij dhe ata janë agjërueshëm, 
ajo duhet ta ndalojë atë, nëse e detyron atë me forcë  agjërimi i saj  është i
saktë dhe nuk i detyrohet asaj zëvendësimi me ditë tjetër apo shlyerja.
19- Porse nëse ajo vepron si shkak i bindjes së bashkshortit për të detyrohet 
agjërimi dhe shlyerja.
Shlyerja e marrdhënieve gjat agjërimit të Ramazanit është: Lirimi i një robi,
nëse nuk ka mundësi agjërimi i dy muajve njëri mbas tjetrit, nëse nuk mundet 
atëhëre ushqimi i gjashtëdhjet të varfërve. Përjashtohet nga ajo që përmendëm
rasti kur bashkëshortët janë udhëtarë dhe kryejnë mardhënie duke qënë 
agjërueshëm, sepse agjërimi për udhëtarët nuk është i detyruar, për ata
kërkohet që ta kompesojnë këtë ditë pas Ramazanit.
20- Gruaja e moshuar dhe ajo që është e sëmurë dhe s'ka shpresë për shërim, nuk 
agjëron, ato duhet të ushqejnë çdo ditë nga një të varfër nëse nuk munden të
agjërojn sipas mendimit të shumicës së dijetarëve.
21- E sëmura nëse e dëmton atë agjërimi, nuk i lejohet asaj të agjërojë. Nëse 
ka pak vështirësi aq sa nuk e dëmton agjërimi pëlqehet që ajo të mos agjërojë.
Por nëse nuk ka vështirësi duhet të agjërojë.
22- Lejohet për gruan që është udhëtare të mos agjërojë për shkak të udhëtimit 
edhe nëse nuk ka vështirësi. Nëse ka vështirësi atëherë pëlqehet për të mos 
agjërimi.
23- Një grua që agjëron nëse bën nijet se do ta prishi agjërimin në këtë rast
agjërimi i saj prishet sipas mendimit më të mirë të dijetarëve. Nëse është
agjërim i detyrueshëm duhet ta vazhdoje agjërimin e asaj dite dhe ta zëvendësoj 
atë më pas.
24- Nëse dezerton gruaja nga islami (Allahu na ruajt) gjatë agjërimit prishet 
agjërimi i saj dhe kjo në mendimin unanim të dijetarëve, dhe nëse ajo kthehet 
në islam duhet ta zëvendësoje atë.
25- Një grua jobesimtare nëse pranon islamin gjatë ditës, ajo duhet të vazhdoje 
të agjëroje pjesën tjetër  të ditës, dhe nuk i detyrohet asaj të zëvendësoje atë
që kaloje edhe ditën që pranoi islamin.



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.