MЁNYRA E ABDESIT

 
Mire se erdhe Ramazan! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaksia   
e mėrkurė. 12 shtator 2007


 


 Erdhi ky muaj  që t'i thotë gjithësisë, unë jam muaji i shpëtimit nga zjarri, unë jam muaj i mëshirës.


Erdhi që ta dobësojë epshin, të mbroj nga  rreziqet e shejtanit, të shtohet besimi, ibadeti  e të zgjerohet gjoksi.  


Erdhi që t'ia kujtojë muslimanit vëllezërit e tij,  të cilët i ka kapluar uria  dhe  mjerimi gjatë tërë vitit. 


Erdhi ky muaj i bekuar i cili me vete solli mirësin, pastërtinë, edukatën dhe durimin për rezistencën e pengesave dhe vështirësive të jetës.


Erdhi ky muaj i cili  nuk është vetëm përmbajtje nga  ngrënia, por është përmbajtje edhe prej fjalëve të këqija, prej gibetit, shpifjeve, prej hidhërimit të zemrave...etj.


Allahu në këtë muaj i hap dyert e mëshirës, i hap dyert e xhenetit dhe i mbyll  ato të xhehenemit, andaj motër e dashur, këto ditë agjëroji me shpresën në mëshirën e Allahut. Shfrytëzoje këtë muaj  për ta ndërruar jetën tënde. Nëse deri dje ke qenë robëreshë e epsheve, kthehu e pendohu dhe shfrytëzoje këtë kohë, kur shejtanët janë të mbyllur.  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.