MЁNYRA E ABDESIT

 
Urime hixhabi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sabri Bajgora   
e mėrkurė. 12 shtator 2007

Urime oj motër hixhabi
Shamia e bukur në kokë
Sa e bukur sot ti po dukesh
I lartësuar qofsh o Zot!

Në fytyrë po t' shkëlqen nuri
Sa bukur të rri shamia
Asgjë ty s'të përkuli
Gëzim t'madh ka shoqëria.

E lumja ti oj motër
Që këtë rrugë e zgjodhe
Atë që urdhëroi Zoti
Në vepër e jetësove.

Të jesh gjithmonë krenare
Për këtë gjest të mirë
E devotshme dhe fetare
Motër oj zemërdlirë.

Urime, urime oj motër
Të gjithë po të përgëzojmë
Dashuria ndaj Allahut
Përjetë le të shoqërojë.


www.bajgora.com
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.