MЁNYRA E ABDESIT

 
Disa mrekulli tė Kur’anit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e martė. 11 shtator 2007


Drita dhe terri.





Allahu i Lartësuar kur e përdor fjalën dritë dhe terr, në Kur’an thotë dritë dhe thotë terr dhe thotë errësira, por, asnjëherë nuk thotë dritat. Kemi dritë dhe terr, kemi dritë dhe errësira, por, nuk kemi hasur të ketë thënë (dritat). Ai i nxjerr njerëzit “Nga errësirat në dritë”.
Pra, në këtë botë kemi errësira të shumta, por nuk kemi shumë drita. Është një dritë e ajo është drita e Allahut të Lartësuar. Dritë e Vërtetë. Për këtë arsye Allahu nuk e përdor ndryshe fjalën dritë sepse është një dritë e vërtetë dhe nuk ka dritë tjetër.

Secili terr ndryshon nga tjetri. Kështu, dikush thotë se komunizmi është rruga e vetme, tjetri mendon kapitalizmin, një tjetër thotë socializmi e kështu me radhë. Të gjitha këto thënie, prapa vetes mbajnë ambiciet njerëzore me të cilat mendojnë se do t’ia arrijnë qëllimit. Të bëhen të dallueshëm, disi të veçantë në këtë rruzull tokësor. Lejojnë të kenë pasuri të paligjshme, kurse të tjerëve ua ndalojnë gjërat, të cilat Allahu ua ka dhënë atyre si: pasuria, pozita në shoqëri ose qeverisje, etj.
Kështu pra, paskemi shumë errësira.
Pa dyshim, Allahu ekziston dhe Ai është i Vetmi që e dha dritën për të mundur njeriu të jetojë një jetë të qetë dhe të pëlqyeshme. Këtë program të jetës e ka skicuar i Lartësuari në Kur’an. Nëse largohemi nga ky program i Allahut, atëherë do të hasim në errësira. Pra, është Allahu, Ai i cili na nxjerrë nga errësira në një dritë, ajo dritë është drita e Allahut, ajo është rruga e vetme dhe e vërtetë.
Kur Allahu e përdor fjalën errësira, ka për qëllim pasionet e mendjeve të njerëzve e ato janë të ndryshme dhe të shumëllojshme. Kur Ai thotë dritë, Ai ka për qëllim programin e Tij, rrugën ose fenë e Tij.

“Falënderim i qoftë Allahut që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën…” (Kur’an, 6: 1)

Të gjithë e dimë se pa dritë njeriu nuk mund të sheh të afërmit e tij me sy të hapur. Megjithatë, drita që ne mund ta shohim është pjesë shumë e vogël e gjithë dritës-energjisë së emetuar. Janë disa drita-energji të tjera që njerëzit nuk mund t’i shohin si: infrakuq, rrezet ultravjollvë, rrezet iks dhe valët e radios.

Yjet dhe burimet e tjera të dritës nuk e japin të gjitha emetimin e njëjtë. Këto rreze të ndryshme janë klasifikuar në pajtim me gjatësinë e rrezeve të tyre.

“Allahu është dritë (ndriçues, udhëzues),  e qiejve dhe tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. Allahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. Allahu sjell shembuj për njerëzit. Allahu çdo gjë di shumë mirë.” (24: 35)

Ky ajet i referohet diçkaje që lëshon dritë.




   
Nëse kujtojmë faktin se elektriciteti është një prej zbulimeve më të mëdha në historinë e botës dhe kjo është dritë vetëm në kuptimin e llambës në tërë botën, atëherë ne mund ta marrim se ajeti mund të aludojë në këtë zbulim të madh. (Allahu e di më së miri)

Shpjegimi tjetër mund të jetë se drita emetohet si rezultat i reaksionit nuklear në yje. Yjet janë të ndritshëm, të nxehtë, shumica qarkullues të gazit i cili emeton sasi të madhe të dritës dhe nxehtësisë si rezultat i reaksionit nuklear. Ajo çka ndodh brenda është se me energjinë e madhe (fusion), hidrogjeni kthehet në helium. Kur konsumohet hidrogjeni, ylli atëherë fillon të digjet me heliumin, në mënyrë të njëjtë. Këto reaksione vazhdojnë derisa grumbulli i yjeve të harxhohet.
Megjithatë, përderisa nuk përdoret oksigjeni në këto reaksione brenda yjeve, rezultati nuk është djegie e thjeshtë, aq sa merr vend kur të digjet një pjesë e pyllit. Djegia e cila shihet si një shkëlqim i madh në yje nuk rrjedh vërtet prej zjarrit. Vërtet, djegia e vetëm këtij lloji është e përshkruar në këtë ajet. Dikush mund të mendojë se ajeti iu referohet yjeve, se është karburant dhe djegie pa zjarr, pastaj dikush gjithashtu mund të mendojë se ai i referohet emetimit të dritës dhe mënyrës së djegies në yje.



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.